E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolonja shtang Milanin, Lacio merr kreun

Bolonja arriti të fitojë në Milano dhe ua prishi festën tifozëve kuqezinj, të cilët i kishin mbushur shkallët e stadiumit për të parë si luante Ronaldinjo. Ylli brazilian dhuroi spektakël pa kursim, por kuqeblutë fituan 2 1, në njëfarë mënyre duke e merituar suksesin, duke shfaqur një cinizëm për t'u pasur zili: nga katër raste, dy i kthyen në gol. Rezultatin e zhbllokoi Marko Di Vaio, Amborozini barazoi, për më pas Valiani i ndëshkoi rëndë kuqezinjtë.

ROMA - Një gol dhe një pjesë e parë e mirë nuk i kanë mjaftuar Romës për ta inaguruar kampionatin me tripikëshin e shumëpritur që do t'i kushtohet presidentit Sensi. Në fakt, Golit të Akuilanit, protagonistit absolut të pjesës së parë, iu përgjigj Hamsiku, në një pjesë të dytë të zotëruar nga depërtimet e shpejta të Lavecit (dhe nga pritjet e Donit: dy ishin vendimtare). Roma e pjesës së parë la pas vetes shenja pozitive, por në pjesën e dytë luajti më mirë Napoli, pavarësisht nga inferioriteti numerik, për shkak të një kartoni të kuq.

LACIO - Disa ditë pasi ishte kthyer në Itali, Klaudio Lotito kishte parashikuar se "Zarate është më i fortë se Mesi". Edhe pse shprehja e presidentit të Lacos mbartte entuziazëm të tepërt, argjentinasi bëri të kuptohet se nuk është meteor. Në fakt, fotorja 4 1 e bardhekaltërve në "Sant Elia" të Kaljarit mban vulën e tij, edhe pse skuadra sarde e kishte nisur shumë mirë takimin, por që më pas u penalizua nga kartoni i kuq i Lopezit.

ATALANTA - Sezoni për bergamaskët nisi mirë, pasi ata arritën ta mundin 1 0 Sienën. Autori i golit të fitores ishte Simone Padoin, falë asistit të Ferreira Pintos. Toskanët nuk u paraqitën mirë dhe e mbyllën ndeshjen me dhjetë veta, për shkak të ndëshkimit të Makarones me karton të kuq. Pra, humbja e fundit në debutim për zikaltrit mbetet 2 0 ndaj Romës, në vitin 1985.

KIEVO - Veronezët e mposhtën 2 1 Rexhinën. Kalabrezët kaluan të parët në epërsi në pjesën e dytë, me një 11 metërsh të Bernardo Korradit, por rezultati u barazua menjëherë nga Markolini, po me penallti. Dy minuta përpara përfundimit të takimit mbërriti edhe goli i fitores, i shënuar nga Italiano. Në minutat shtesë u ndëshkua me karton të kuq Lanxhela, për lojë jo korrekte.

KATANIA - Të gjithë prisnin Dicën dhe Ledezmën, blerjet më të çmuara për një skuadër që synon ta sigurojë qëndrimin në kategorinë e parë, në mënyrë më pak të vuajtshme se ajo e vjetshmja. Por ishte Xhiuzepe Maskara njeriu që i mundësoi Zengës të festojë debutimin në kampionat me tri pikë, që do t'i vlejnë shumë. Ndërkohë, zhgënjeu Xhenoa e Gasperinit: kuqeblutë ishin të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, por nuk kishin shumë ide kur sulmonin.

TORINO - Trajnerit të kuqërremtëve, Xhiani De Biazi, i interesonte mbi të gjitha të rigjente zemrën e Torinos. Dhe kjo u pa menjëherë, qëkur skuadra e tij u hodh në sulm për të shënuar. Por më pas, kur prekja e pashpjegueshme e topit me dorë nga Diamutene e zhbllokoi rezultatin, Torino shfaqi edhe lojë të bukur e autoritet, dy elemente, për të cilët trajneri i Leces, Berretta, duhet të punojë ende shumë.

--------------------------Seria A, java e parë

Dje

KIEVO - REXHINA 2 - 1

Markolini 76' (11 m), Italiano 88'/ Korradi 72' (11 m)

ROMA - NAPOLI 1 - 1

Akuilani 29'/ Hamsik 55'

KALJARI - LACIO 1 - 4

Larrivei 31'/ Zarate 62' (11 m), 71?, Foxhia 75', Pandev 84'

MILAN - BOLONJA 1 - 2

Ambrozini 42'/ Di Vaio 18', Valiani 79'

KATANIA - XHENOA 1 - 0

Maskara 61'

TORINO - LEÇE 3 - 0

Rozina 29' (11 m), Zaneti 33', Bianki 75'

ATALANTA - SIENA 1 - 0

Padoin 15'

FIORENTINA – JUVENTUS

Të shtunë

Udineze – Palermo 3 - 1

Sampdoria – Inter 1 - 1

Renditja

1.Lacio 31004 1

2.Torino 31003 0

3.Udineze 31003 1

4.Bolonja 31002 1

5.Kievo 31002 1

6.Atalanta 31001 0

7.Katania 31001 0

8.Inter 10101 1

9.Napoli 10101 1

10.Roma 10101 1

11.Sampdoria 10101 1

12.Fiorentina 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

13.Juventus 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

14.Milan 00011 2

15.Rexhina 00011 2

16.Xhenoa 00010 1

17.Siena 00010 1

18.Palermo 00011 3

19.Kaljari 00011 4

20.Leçe 00010 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›