Ku shkojnë paratë e mia të taksës bashkiake për pastërti?
Ambienti përreth është jashtezakonisht i ndotur nga ujerat e zeza dhe kuajt që jetojne aty bashke me njerezit. Ne kemi shkuar pothuaj përdite në minibashkine Nr. 5 dhe në bashkine e Tiranes, por të gjithe na përcjellin duke na thene: "ehu, ik ore xhaxha se nuk është koha tani, dhe këtë hall e ka për detyre ta zgjidhë ndermarrja ujesjellesit".
Vajtem edhe të ujesjellesi dhe po i njëjti avaz. Une nuk e kuptoj, sinqerisht që nuk e kuptoj këtë mosperfillje dhe neglizhence të pushtetareve vendore që paguhen që të zgjidhin hallet dhe problemet tona. I bej një pyetje ketyre burokrateve se ku shkojne parate tona për taksen e pastertise dhe ku janë policia bashkiake dhe inspektoriati i shendetit publik të cilet duhet të bashkepunojne ngushtesisht me njëra-tjetrën?
Më duket se u zgjata ca si shume, por une detyrohem që të dal përdite me mbesen time 16 muajshe dhe të bejme shetitje të detyruara nga liqeni pasi ambienti ështëi tejmbushur me eren e ujerave të zeza dhe i mbushur me gardhe dhe garazhe pa leje që të zene frymen.
Theksoj se edhe punetoret e pastrimit të kanaleve të ujerave të zeza të ndermarrjes Nr. 2 që varet nga Bashkia e Tiranes vijne një here në tre kater dite, pine nga një cigare dhe shikojne rreth e rrotull se kush do t’u jape leke për të bere zhbllokimin e pusetave.
Pas disa debatesh me ta, ata bejne vetem pastrimin e një pusete, pine një cigare dhe ikin për të vazhduar ritualin e tyre pas disa ditesh. Ju lutem juve si media që të evidentoni këtë problem që po na shkakton
semundje infektive, ta beni evident. Ju faleminderit!