Çmimet e ushqimeve janë rritur me 50 për qind në 1 vit e gjysmë
Kush bën pazar e di mirë se çfarë pallavrash janë fjalët për mirëqenie dhe përmirësim të jetesës. Zoti kryeministër le të pyesë gratë shtëpiake nëse dëshiron të dijë sa të vërteta janë fjalët e tij për rritje ekonomike. Shifrat pa bukë mua nuk më duhen. Madje do të thosha që më duhet buka pa shifra, nëse më lejoni një lojë fjalësh.
Po ju marr vetëm një shembull të vogël. Një shishe vaji e thjeshtë 1 vit e gjysmë më parë bënte 1 600 lekë. Sot e bleva në Pazar me 2400 lekë. Dhe pa vaj një amvisë nuk bën dot, ndaj po e marr si shembull.
Rritja është 50 për qind. Kjo është rritje e kostos së jetesës. Kryeministri ndoshta flet për standardet e grave të ministrave që nuk u kushton për gjë ta blejnë vajin edhe 3 mijë lekë, por ne që llogarisim 15 ditshin e kemi vështirë të arrijmë këto standarde. Kështu që broçkullat lerini dhe dilni në televizor vetëm kur të keni vërtet diçka për të thënë.