Krujf paralajmëron: Ende nuk ka mbaruar
Pas fitores me Realin e Madridit, Barcelona duket e pakapshme në garën për titullin në La Liga. Megjithatë, legjenda holandeze, Johan Krujf, mendon se në fundjavë skuadra luajti më dobët se në javët e kaluara. Sipas tij, skuadra e Pep Guardiolës ka ende rrugë përpara se të shpallet kampione. Në editorialin për "El Periódico", ai shkruante: "Duket se kampionati është mbyllur përpara Vitit të Ri. Megjithatë, kemi ende edhe shumë rrugë përpara mbylljes së sezonit dhe nuk duhet të gëzohemi përpara kohe".