Bolt, “biri i ri i erës”, ar dhe rekord botëror
Usain Bolt jo vetëm që theu rekordin botëror për garën e 100 metrave, por ai e dominoi plotësisht atë me një fitore që entuziazmoi të pranishmit e shumtë në “Çerdhen e zogut”. 21-vjeçari xhamajkan e mbylli garën me kohën 9”69, pavarësisht se e ngadalësoi paksa shpejtësinë në dhjetë metrat e fundit, duke e bërë atë sportistin më të shpejtë në planet. Asnjë tjetër nuk kishte mundur të vraponte më parë poshtë kufirit të 9.7 sekondave, teksa dhe vetë Bolt kishte kapur kohën 9”72 në fillim të këtij viti. Riçard Tompson nga Trinidad Tabako, i cili siguroi medaljen e argjendtë kapi kohën 9”89. Amerikani Uolltër Diks pronësoi medaljen e bronzit, ndërkohë që edhe një herë tjetër Asafa Pouell dështoi të shkëlqente në finale, duke përfunduar vetëm i pesti. Ajo që u vu re nga gara e 100 metrave për meshkuj ishte fakti se gjashtë nga tetë finalistët vrapuan poshtë kufirit të 10 sekondave. Bolt, edhe një specialist i 200 metrave, tashmë do të ketë vëmendjen e gjithë botës si njeriu i parë pas Karl Luisit që fiton sprintin e dyfishtë olimpik, atë 100 metra dhe 200 metra.
ATLETIKË – Ukrainasja Natalia Dobrynska fitoi medaljen e artë në shtatëgarësh për femra.
ATLETIKË – Valeri Vili nga Zelanda e Re fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles.
NOT- Majkëll Felps fitoi medaljen e shtatë të artë, pasi amerikani doli i pari në garën e 100 metrave stil flutur. Argjendin e meritoi serbi Caviç, ndërsa bronzin e pronësoi australiani Lautershtajn.
Not – Braziliani Sezar Sielo Filho fitoi garën e 50 metrave stil i lirë për meshkuj. Dy medaljet e tjera i fituan notarët francezë Amori Lëvo (argjend) dhe Alen Bernard (bronz).
NOT – Britanikja Rebeka Adlington vendosi një rekord të ri botëror në 800 metra stil i lirë për femra. Fituesja e medaljes së artë regjistroi kohën 8’14”10. Argjendi shkoi te italiania Alesia Filipi dhe bronzin e meritoi danezja Lote Fris
PESHËNGRITJE - Koreanojugorja Jang Miran fitoi medaljen e artë për femra për peshën mbi 75 kg. Në stilin e shtytjes ajo ngriti 183 kg, ndërsa në total arriti 323 kg, duke vendosur njëkohësisht edhe dy rekorde botërore.
SKERMË – Rusia fitoi medaljet e arta në skermë për femra duke mundur ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultatin e qartë 28-11.
ÇIKLIZËM – Flamujt britanikë u valëvitën sërish në velodrom, në pistën e mbyllur të çiklizmit. Kris Hoj u bë olimpisti skocez me i suksesshëm, duke fituar garën në xhiron e fundit.
ÇIKLIZËM – Uigins fitoi medaljen e artë, por ai nuk ia doli të mposhte rekordin botëror 12-vjeçar të mbajtur nga Kris Boardmen.
QITJE – Qitësi ukrainas Oleksandër Petriv fitoi medaljen e artë në 25 metra, duke mposhtur gjermanin Ralf Shuman (argjend). Medaljen e bronztë e fitoi gjermani tjetër Kristian Reijc.
MUNDJE – Japonezja Saori Yoshida dominoi në kategorinë 55 kg. Yoshida, e cila më parë ka fituar edhe pesë tituj botërorë, tani koleksionoi edhe medaljen e artë olimpike.
KANOTAZH - Tom Xhejms, Stiv Uiliams, Pit Rid e Andi Trigs Hodxh fituan medaljet e arta në kanotazh, duke i siguruar Britanisë së Madhe emocione pasi mposhtën rivalët e tyre më të fortë, Australinë.
KANOTAZH – Bullgaria Rumajana Nejkova fitoi medaljen e artë në vozitjen me një lopatë për femra.
KANOTAZH – Dyshja rumune Georgeta Andrunaçe dhe Viorika Suzanu fituan medaljen e artë në garën dyshe të vozitjes për femra me një paraqitje mbresëlënëse.
KANOTAZH- Australianët Dro Xhin dhe Dankën Fri fituan medaljen e artë në vozitjen dyshe për meshkuj.
MARATONA 20 KM – Rusi Valeri Borshin fitoi maratonën e vogël prej 20 kilometrash të zhvilluar në rrugët e kryeqytetit kinez. Në podium e fituesve ishin edhe ekuadoriani Xheferson Perez (argjend) dhe australiani Xherëd Tallënt.
BADMINTON – Finalja ishte e tëra kineze, por fituese e medaljes së artë doli kinezja Xhang Ning. Argjendi shkoi te Xie Xingfang. Indoneziania Maria Kristin meritoi bronzin.
Kina, perandoria
e medaljeve të arta
Kina ka vendosur “diktaturën” e saj të medaljeve në Lojërat Olimpike duke dominuar qartë kundrejt skuadrës amerikane në numrin e medaljeve të arta: 27 me 16, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë më shumë medalje në total se kinezët: 50 me 45 Të gjitha medaljet nga dita e parë e deri te dita e tetë.
27 medaljet e arta të Kinës
16.08.2008: Xhang Ning
Badminton, femra
15.08.2008: Lu Yong (Kinë)
Peshëngritje 85kg meshkuj
394 kg (180+214)
15.08.2008: Tong Ven (Kinë)
Xhudo 78kg, femra
15.08.2008: Cao Lei (Kinë)
Peshëngritje 75kg, femra
282 kg (128+154)
14.08.2008: Yang Xiuli (Kinë)
Xhudo 70-78kg, femra
14.08.2008: Zhang Juan Juan (Kinë)
Hark individual, femra
14.08.2008: Yang Vei (Kinë)
Shumëgarësh gjimnastikor, meshkuj
94,575 pikë
14.08.2008: Du Li (Kinë)
Qitje nga tre pozicione, femra
690,3 pikë
14.08.2008: Liu Zige (Kinë)
Not 200m, flutur, femra
2:04,18 Minuten
13.08.2008: Liu Chunhong (Kinë)
Peshëngritje 69kg, femra
286 kg (128+188)
13.08.2008: Kina si ekip
Kërcim i sinkronizuar nga 3m, meshkuj
469,08 pikë
13.08.2008: Chen Ying (Kinë)
Qitje, pistoletë 25m femra
793,4 pikë
13.08.2008: Kina si ekip
Gjimnastikë, shumë garësh femra
188,900 pikë
12.08.2008: Liao Hui (Kinë)
Peshëngritje 69kg meshkuj
348 kg (153+190)
12.08.2008: Zhong Man (Kinë)
Skermë meshkuj
12.08.2008: Kina si ekip
Not, kërcim i sinkronizuar nga 10m femra
363,54 pikë
12.08.2008: Kina si ekip
Gjimnastikë, shumëgarësh ekipor meshkuj
286,125 pikë
11.08.2008: Zhang Xiangxiang (Kinë)
Peshëngritje 62kg meshkuj
319 kg (143+176)
11.08.2008: Chen Yanqing (Kinë)
Peshëngritje 58kg femra
244 kg (106+138)
11.08.2008: Kina si ekip
Not, kërcim i sinkronizuar 10m meshkuj
468,18 pikë
10.08.2008: Long Qingquan (Kinë)
Peshëngritje 56kg meshkuj
292 kg (132+160)
10.08.2008: Xian Dongmei (Kinë)
Xhudo 48kg-52kg femra
10.08.2008: Kinë
Not, kërcim i sinkronizuar nga 3m femra
343,50 Punkte
10.08.2008: Guo Venjun (Kinë)
Qitje, pistoletë 10m ajër femra
492,3 pikë
09.08.2008: Pang Vei (Kinë)
Qitje, pistoletë 10m ajër meshkuj
688,2 Punkte
09.08.2008: Chen Xiexia (Kinë)
Peshëngritje 48kg femra
212 kg (95+117 kg)
Klasifikimi i medaljeve
Nr. Shteti Ar Argj. Br. Tot
1 Kina 27 12 6 45
2 SHBA 16 15 19 50
3 Gjermania 8 5 5 18
4 Australia 7 8 10 25
5 Japonia 7 5 4 16
6 Koreja J 6 9 4 19
8 Britania 6 2 7 15
18 Gusht 2008