E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagues në natyrë të çmimit të lirisë



Astrit Lulushi
Libri titullohet qartë: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, botuar kohët e fundit në Nju Jork. Me këtë titull të drejtpërdrejtë, autori Tomë Mrijaj rreptësisht i jep lexuesve atë që u premton, por edhe më shumë. Libri përmban jo një jetëshkrim, por shumë të tilla, sepse jeta e Imzot Oroshit është e shkrirë me veprimtarinë e përbashkët të burrave më të mirë të kombit shqiptar gjatë shekullit të kaluar. Dhe këta i përkasin asaj pjese atdhetarësh që ranë e u vranë, u dergjën e u tretën, vdiqën burgjeve a morën arratinë. Kjo ishte plejada, ku bënte pjesë Monsinjor Dr. Zef Oroshi.

Në fakt, parë më thellë, me këtë libër Tomë Mrijaj bëhet historiani i parë, që i hap një vend ish të arratisurve, historia e të cilëve nuk është trajtuar si ajo gjakut të shprishur. Kjo ndoshta sepse ata kurrë nuk janë parë si njerëz të vuajtur, për faktin se u vendosën në një vend të pasur dhe, me punën e tyre të ndershme, përparuan. Por ata nuk janë pa plagë, vetëm thellësia ua bën plagët të padukshme. Ndoshta kjo mund të jetë një prej arsyeve përse fati i tyre nuk është vështruar nga asnjë ligj postkomunist që dëmshpërblen, me të drejtë, ish të burgosurit e të përndjekurit, por nuk përmend ose nuk përfill ikësit e detyruar, këta pagues në natyrë të çmimit të lirisë.
Libri titullohet qartë: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, botuar kohët e fundit në Nju Jork. Me këtë titull të drejtpërdrejtë, autori Tomë Mrijaj rreptësisht i jep lexuesve atë që u premton, por edhe më shumë. Libri përmban jo një jetëshkrim, por shumë të tilla, sepse jeta e Imzot Oroshit është e shkrirë me veprimtarinë e përbashkët të burrave më të mirë të kombit shqiptar gjatë shekullit të kaluar. Dhe këta i përkasin asaj pjese atdhetarësh që ranë e u vranë, u dergjën e u treten, vdiqën burgjeve a morën arratinë.
Duke kaluar nëpër duar letërkëmbimin e pasur dhe shkrime të shumta të Imzot Oroshit, autori Mrijaj citon letra të personaliteteve të botës shqiptare në mergim, me të cilët Dom Oroshi ka patur lidhje. Një prej tyre është At Daniej Gjecaj (1913 – 2002), që At Zef Pllumi e përmend shpesh në “Rrno për me tregue”, ndërsa Papa Gjon Pali i dytë e mbante pranë, sa herë që donte të këshillohej lidhur me gjendjen e fesë në Shqipërinë nën komunizëm. Në vitet ’80, megjithëse i sëmurë e në moshë të thyer, dimër a verë, At Gjecaj, një ish i arratisur, nisej nga veriu i Italisë drejt jugut, ku ndodheshin kampet e të ikurve nga vendet komuniste. Dhe këtë e bënte sa herë që mësonte se kishin ardhur të arratisur nga Shqipëria dhe ai u gjendej pranë për t’u dhënë zemër, e interesohej për mirëqënien e tyre. Këtë e bënte i shtyrë nga bamirësia. Kjo ishte plejada, ku bënte pjesë Monsinjor Dr. Zef Oroshi.
Urdhërin për kapjen e tij e kishte lëshuar vetë Enver Hoxha, ndërsa Mehmet Shehu ishte betuar a zinte të gjallë, pasi ai vetë donte ta toturonte, thotë autori Mrijaj, duke cituar burime arkivore e historike. Ditët e Pashkëve 1951, Dom Zef Oroshi i kaloi i fshehur në pyjet e malet e Shqipërisë veriore, ku qëndroi i fshehur dhe i mbrojtur nga banorët e zonës, ashtu si njerëzit e Perëndisë në Dhijatën e Vjetër kur Zoti u tha të fshiheshin, derisa të kalonte zemërimi i tij. Pas kësaj zuri fill jeta e tyre e re, ashtu si edhe festa e Pashkëve.Gjithashtu, pas kësaj, më 1952 dom Zef Oroshi arratiset. Disa vjet qëndron në Itali dhe, më 1961, mbërrin në Shtetet e Bashkuara si imzoti i parë katolik shqiptar në Amerikë. Kjo e rendit atë mes klerikëve të tjerë të mëdhenj shqiptarë në Hemisferën Perëndimore, përkatësisht Fan Noli, Baba Rexhepi e Imam Vehbi Ismaili.
Me jetëshkrimin e Imzot Zef Oroshit historiani i diasporës, Mrijaj, ka sjellë një libër me vlerë në fondin ende të varfër për nga lëvrimi të historiografisë së periudhës së komunizmit. Në fakt, parë më thellë, me këtë libër Tomë Mrijaj bëhet historiani i parë, që i hap një vend ish të arratisurve, historia e të cilëve nuk është trajtuar si ajo gjakut të shprishur. Kjo ndoshta sepse ata kurrë nuk janë parë si njerëz të vuajtur, për faktin se u vendosën në një vend të pasur dhe, me punën e tyre të ndershme, përparuan. Por ata nuk janë pa plagë, vetëm thellësia ua bën plagët të padukshme. Ndoshta kjo mund të jetë një prej arsyeve përse fati i tyre nuk është vështruar nga asnjë ligj postkomunist që dëmshpërblen, me të drejtë, ish të burgosurit e të përndjekurit, por nuk përmend ose nuk përfill ikësit e detyruar, këta pagues në natyrë të çmimit të lirisë.

18 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›