E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt diskualifikohet, Blake fiton në 100 metra

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 21:56

Sprinteri nga Xhamajka, Usain Bolt u diskualifikua nga finalja e garës në 100 metra për meshkuj në Kampionatin botëror të Atletikës, derisa bashkëkombësi i tij, Yohan Blake fitoi medaljen e artë.

Kampioni në fuqi, Bolt shkaktoi befasi në stadium në Daegu, kur bëri nisje të parakohshme para sinjalizimit.

Blake regjistroi kohë prej 9.92 sekondash dhe fitoi para amerikanit Walter Dix (10.08) dhe kampionit botëror nga viti 2003, Kim Collins (10.09). Por, e gjithë vëmendja ishte te fati i keq i Boltit, i cili do të paraqitet edhe në garat në 200 metra dhe 4x100 metra.

Bolt dukej si zakonisht i qetë para garës, por rezultati ishte i papritur. Më parë, atletëve u lejohej të bënin një nisje të gabuar para diskualifikimit për të dytin, por rregullat e reja u vendosën nga organi drejtues IAAF-së, para fillimit të sezonit 2010. Blake 21 vjeç kishte simpati për partnerin e tij, Bolt dhe ishte i befasuar nga triumfi i papritur.

“Nuk e di nëse ka fjalë të shpjegoj atë që ndjej. Jam lutur për këtë moment, kjo është e tëra që kam ëndërruar. Usain Bolt ka qenë gjithmonë afër meje. Ndjeja se duhet të fitoj garën për Boltin”, tha Blake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›