Ronaldo, inspirues i Realit

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 22:01
Cristiano Ronaldo ka realizuar tre gola, në fitoren bindëse të Real Madridit, 6:0, ndaj Zaragozas, në nismë të kampionatit spanjoll – La Liga. Golat tjerë për ekipin e Jose Mourinhos i shënuan, Marcelo, Xabi Alonso dhe Leite Kaka. ‘Merengues’ nuk i kanë dhënë rast fare Zaragosës që të shfaq rrezik në portën e Iker Casillasit.