Forlan drejt transferimit tek Interi
Diego Forlan është lojtar i ri i Interit. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari, i cili ka arritur një gjuhë të përbashkët me klubin e deritashëm Athletico Madrid.
Të hënën në mëngjes Forlan do të mbajë konferencë për shtyp në sallën Vip të stadiumit Vicente Calderon. Forlan pritet të mbuloj boshllëkun e lënë tek Interi me largimin e Samuel Eto-s.
Për uruguajanin, skuadra e Interit do të jetë përvoja e parë në Serie A pasi që më herët ka qenë pjesë e skuadrave Manchester Utd, Villareal dhe Athletico Madrid.