Moto GPStoner dominon ne Indianapolis

Casey Stoner vazhdon të dominojë këtë sezon të MotoGP, duke siguruar vendin e parë në nisjen për Cmimin e Madh të Indianapolis. Një sukses i rëndësishëm për pilotin Australian të Honda, që kryeson renditje e përgjithshme me objektivin për të fituar titullin kampion Bote. Në cirkuitin amerikan, Stoner regjistroi kohën më të shpejtë, duke e ndalur kronometrin në 1’38”850.
Një kohë e shpejtë në krahasim me rivalët e tij, ndërsa i dyti në provat zyrtare u rendit amerikani Ben Spies. Gjithsesi, piloti i Jamahas xhiroi pistën me më shumë se gjymsë sekonde më ngadaloë se Stoner, duke konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer të Australian.
Afërsisht një sekondë më të ngadaltë ishin dy pretendëtet e tjerë për tittullin kampion në këtë Botëror të MotoGP. Kampioni në fusiq, Jorge Lorenzo me Jamahan e tij do të niset nga vendi i tretë, ndërsa pas tij do të fillojë garën për Cmimin e Madh të Amerikës, spanjolli tjetër I Honda Daniel Pedroza.
Vazhdon të zhgënjejë Valentino Rosi, i cili në cirkuitin amerikan nuk shkoi më shumë se vendi i 14-të në vijën e nisjes. Tjetër paraqitje e dobët e pilotit Italian të Dukati, që vazhdon të shohë nga larg rivalët e tij dhe pa shpresa për të fituar titullin kampion në MotoGP.
Nertan Prifti