Manchester United mund 8 me 2, Arsenalin

Manchester United ka mundur me rezultatin 8 me 2 Arsenalin. Tetë golat janë shënuar nga futbollositët e Manchester brenda 90 minutave. Goleadën për Djajtë e Kuq e nisi Welbeck në min. 22.
Në min e 27, Persie e humbi penalltinë, duke lëshuar një rast të mirë për ta barazuar rezultatin. Por shpejt United e dyfishoi rezultatin përmes Young, në minutën e 28. I njëjti futbollist, shënoi golin edhe në fund të ndeshjes. Rooney shënoi golin në minutat 41, 64 dhe 82.
Dy golat për Arsenalin i shënuan Ëalcot në minutën e 45 dhe Persie në minutën e 74. Pas tri xhirove, Manchester United ka shënuar tri fitore duke grumbulluar nëntë pikë ndërsa Arsenali është pothuajse në fund të tabelës me 1 pikë.