Barcelona pa mbrojtës ndaj Vilarealit

Skuadra e Barcelonës duket të jetë në një pozicion të vështirë, dy ditë para ndeshjes së parë në La Liga kundër Vilarealit. Barcelona ndien mungesën e kapitenit Puyol dhe qendërmbrojtësit Gerard Piques, ndërsa mbrojtësi Maxwell,ka disa probleme fizike.
E kësaj liste te zezë i shtohet edhe mbrojtësi i krahut Adriano, pasi në ndeshjen me Porton bëri një zëvëndësim të detyruar,për shkak të një lëndimi që do ta lërë jashtë ndeshjes me Vilarealin.
Problem serioz për Guardiolan do të jetë edhe mungesa e Alvesit, i cili s`do të mund të luaj për shkak të kartonave që janë bartur që nga sezoni i kaluar.
Një gjë është evidente,Barcelona mund të ketë probleme serioze në mbrojtje në ndeshjen hapëse ndaj Villarealit pasi që në ekip është vetëm Abidali një mbrojtës tipik nga përbërja e parë. Guardiola në mbrojtje mund të llogaris tashmë në Mascheranon,Dos Santos dhe Fontas.