E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sozia e Rafael Sozës, në provë te korçarët

Trajneri Shpëtim Duro do të testojë Marsel Mbajon, ish-lojtar i Lokerenit. Kongolezi 33-vjeçar është i ngjashëm në mënyrën e lojës me argjentinasin e larguar në verë

Korçarët e kanë vuajtur jo pak mungesën e një futbollisti të nivelit të argjentinasit që e la ekipin për një kontratë me një ekip turk. Por gjatë kësaj periudhe të gjatë merkatoje kërkimet për një futbollist të ngjashëm me argjentinasin nuk kanë reshtur. Në fund të ditëve të merkatos janë shfaqur sinjalet positive për një futbollist nga Kongoja, i cili ka gjasa të jetë pjesë e skuadërs së kampionëve. Por derisa të ndodhë kjo lojtarit në fjalë i duhet një test dhe më mirë se sa një miqësore nuk mund të jetë. Miqësorja me Bilshit Sportin do të jetë prova e kongolezit për të veshur fanellën bardhekuqe. Në këtë miqësore do të luajë edhe Marsel Mbajo ish lojtari i Lokerenit i cili nga ana tjetër do të testohet konkretisht gjatë këtij takimi nga numri një i pankinës korçare. Në rast se lojtari 33 vjeçar nga Kongoja do të pëlqehet nga Shpëtim Duro, atëherë duhet thënë se kampionët e kanë gjetur zëvëndësin e Rafaes Sozës. Kjo pasi mesfushori me tipare sulmuese luan njëlloj si argjentinasi, që ka qënë një nga asët në duart e pankinës korçare, porse largimi i tij ka qënë më i padëshiruari në klubin e qytetit juglindor. Tanimë, lojtari i huaj e ka rastin të shfaqet, por dhe të bindë nga ana tjetër trajnerin e Skënderbeut për të vendosur nëse do të dëshirojë të ketë shërbimet e tij për një sezon. Gjthçka është fiksuar, teksa lojtari që ka mbritur në Shqipëri do të jetë prezent gjatë pasdites të të hënës për të veshur fanellën e Skënderbeut dhe për të luajtur në një miqësore të kësaj skuadre kundër asaj tëBilisht Sportit. Duket se dhe miqësorja është zgjedhur të bëhet enkas për të testuar lojtarin e huaj që ka shumë gjasa të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me korçarët. Mësohet se lojtari nga Kongoja, Marsel Mbajo është një futbollist që të luan si mesfushor, por ka tipare sulmuese mjaft të mira përveçse është shumë i shpejtë në fushën e lojës. Megjithatë për të qënë të bindur korçarët e duan një provë dhe më mirë se sa një miqësore nuk mund të gjendej tjetër mënyrë. Kështu takimi me Bilisht Sportin i fiksuar për në orën 17.30 të ditës së sotme, do të ketë në lojë përveç lojtarëve të Skënderbeut edhe kongolezin që është në pritje të nënshkrimit të një kontarte për herë të parë me një ekip shqiptar, por me ekipin më të mirë të këtij vendi, atë të kampionëve në fuqi. Në rast se lojtari do të pëlqehet do të thotë që “sozia” e Rafael Sozës është gjetur dhe bashkë me të janë zgjidhur edhe dilemat e Duros për mungesën e këtij lojtari por dhe të “dëmit” që i ka sjellë skuadrës një futbollist i parametrave të tij, që ka qënë një nga protagonistët kryesorë të suksesit të Skënderbeut.

Irena Vreto

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›