Novara, gati festa

Novara, qyteti dhe ekipi janë gati për festë. Novara pret Cremonesen, të dielën, për të festuar rikthimin në Serie B pas 33 viteve. Atyre u konvenon edhe barazimi për t’u promovuar në ligën e dytë italiane.
Në mesin e më meritorëve për këtë arritje të madhe të ekipit është portieri kosovar, Samir Ujkani, i cili pas huazimit nga Palermoja gjatë verës së vitit të kaluar, u bë anëtar i rëndësishëm i Novarës që me ndihmën e tij është shumë pranë të sigurojë ngjitjen në Serie A.
Deri më tani, Ujkani është paraqitur në 20 ndeshje dhe ka zhvilluar 1907 minuta, por në muajt e kaluar ka munguar për shkak të lëndimit. “Jam kthyer në formë të mirë fizike, javën e kaluar kam qenë në bankinë, ndërsa tani jam i gatshëm për lojë, megjithatë për këtë vendos trajneri”, tha Ujkani për Datasport.it.
“Sido që të jetë, nuk kam nevojë të ngutem për t’u rikthyer në fushë, pasi ekipi ka arritur të nxjerrë rezultate të mira dhe kjo është më e rëndësishme sesa arritjet personale”, shtoi 21-vjeçari. E ardhmja e Ujkanit është në dyshim, nëse do të mbetet në Novara apo do të kthehet në Palermo për edicionin e ardhshëm.
“Për këtë do të bisedojnë klubet, Novara dhe Palermoja, por nëse do të pyetesha unë, atëherë pa dyshim se do të qëndroja në Novara, ekip ambicioz dhe në Serie B do të fitoja përvojë dhe do të përmirësohesha edhe më tepër së bashku me bashkëlojtarët e tjerë që kanë përvojë më të madhe”, u shpreh ai. Për ndeshjen me Cremonesen,
Ujkani tha: “Nuk mund të fshehim dëshirën për festë, mezi presim të sigurojmë promovimin në Serie A”. Tani për tani, një gjë është e sigurt, Ujkani dhe Novara janë të gatshëm për festë.