E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felps madheshtor dhe jashte pishinave

Edhe pse ka marre shume epitete, si "kanibali i pishinave" apo "njeriu peshk", Majkell Felps eshte thjesht nje djale 23 vjecar i urte dhe modest. Fjala e kolegeve dhe miqve te tij. Notari amerikan theu cdo parashikim, duke hyre ne historine e sportit boteror, pasi fitoi 8 medalje te arta ne Pekin 2008. E megjithate, ai vazhdon te jete nje djale i thjeshte dhe se fundmi ka kaluar diten me pjesetaret e tjere te ekipit amerikan te notit ne nje piknik te organizuar nga sponsori i tij. "Si njeri, ai me kujton vellain tim te vogel, asgje me shume. Ai eshte normal, si cdo djale ne moshen e tij. Edhe pse tani eshte shume i famshem, ai eshte nje djale i shkelqyer ne te njejten kohe", eshte shprehur notarja Natali Koughlin, e cila fitoi medaljen e arte ne 100 metra ne shpine. Medalisti tjeter amerikan, Rajan Loshte ka zbardhur nje dite te zakonshme te Felpsit. "Cfare do te bejme pas Lojerave Olimpike? Ate qe bejme cdo dite, vetem notojme dhe degjojme muzike. Kjo eshte thuajse nje dite normale e jona", ka perfunduar Loshte.

Mundje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›