E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia në BE, SHBA: Duhet të njoh Kosovën

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tom Countryman deklaruar se Serbia nuk duhet pranuar në BE pa njohur më parë Kosovën.
 

"Këtë nuk e vendos Uashingtoni, por BE. Por unë nuk e shoh të arsyeshme anëtarësimin e një vendi që ka ende pretendime territoriale", tha Countryman.
 

Duke komentuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan vlerësoi respektin e ndërsjelltë mes palëve, por ka kërkuar më shumë angazhim.
 

"Ende nuk ka patur vullnet politik për zgjidhje serioze. Shqiptarët dhe serbët presin zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme", ka nënvizuar Countryman.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›