E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, treni përplas kalimtaren

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë, ku si pasojë është shënuar një viktimë. Sipas burimeve të “Ora News”, treni ka përplasur një kalimtare në kryeqytet, teksa ajo po kapërcente shinat.
 

Nga të dhënat paraprake flitet se viktima nuk e ka pasur mendjen në kohën e afrimit të trenit dhe si rrjedhojë nuk ka mundur të evitojë as përplasjen. Deri më tani, viktima e seksit femër nuk është identifikuar, ndërsa nga ana e policisë po vijon puna për identifikimin e kufomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›