E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH dhe FSSHK nënshkruan kontratën kolektive sektoriale

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe kryetari i Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, nënshkruan të premten kontratën kolektive sektoriale, që rregullon marrëdhëniet midis punëdhënësve dhe punëmarrësve në sektorin e shëndetësisë.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, ministri Agani tha se është kënaqësi që MSH po prin në këtë aspekt dhe mund t`u shërbejnë edhe të tjerëve si shembull me nënshkrimin e kontratës që rregullon marrëdhëniet midis punëdhënësve dhe punëmarrësve në sektorin e shëndetësisë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Agani shprehu bindjen se kontrata do të paraqes një themel të shëndoshë, shumë të fuqishëm në zbatimin e proceseve reformuese që nuk do të jenë të lehta dhe që do të kërkojnë një shkallë shumë më të lartë të përgjegjshmërisë.
Kurse, Blerim Syla, kryetar i FSSHK-së tha se kjo është kontrata e parë pas ligjit të punës, dhe shpreson që do t`u ndihmojë edhe të gjithë punonjësve të tjerë që ta gjejnë veten.
Ministri Agani tha se një komision i përbashkët i MSH-së dhe FSSHK-së do të përcjell zbatimin e kontratës, vështirësitë dhe pse jo edhe përmirësimin e mëtejmë të saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›