Pronaret, parate e buxhetit te shtetit per kompensimin mbeten peng ne qeveri
TIRANE - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte ne pritje te urdhrit te qeverise per te nisur procedurat e shperndarjes se parave te buxhetit te shtetit per pronaret e ligjshem te tokave. Fondi prej 500 milione lekes i buxhetit te shtetit, aktualisht mund te quhet i "ngrire", pasi per shperndarjen e tij nuk ka ende nje vendim. Ky fond qe prej tre vitesh percaktohet ne buxhet per kompensimin e pronareve duhet te ndahet brenda ketij viti, per te mos u djegur. Nderkohe qe kane mbetur vetem kater muaj per te realizuar shperndarjen e tij. Sinjalet me te fundit te qeverise per ndryshime ne metodiken e cmimit te tokave, pritet te zvarrisin me shume shperndarjen e parave per kete vit. Ne nje kohe qe pronaret po ngrene gjithnje e me shume zerin per kompensimin apo dhe kthimin e tokave te tyre. Ne nje prononcim per gazeten, pronaret e shoqates "Pronesim me Drejtesi", kerkuan strategji konkrete per menyren e kompensimit te tyre dhe jo me zvarritje. Por edhe per kete vit, duket se fondi do te ndahet vetem ne muajin e fundit si nje dhurate per vitin e ri per pronaret qe do te mund te perfitojne. Dhe gjithcka eshte ne varesi te hartes se re te cmimit te trojeve. R.R
Ndryshon struktura e ALUIZNI-t
Qeveria ndryshon strukturen e Agjencise per Legalizimin e Urbanizimin te Zonave Informale. Ne ndryshime u percaktua qe agjencia te drejtohet nga nje drejtor i pergjithshem dhe dy zevendes. Ajo financohet nga buxheti i shtetit, nga te ardhurat, qe siguron nga mbledhja e tarifes se sherbimit, ne perputhje me ligjin nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", te ndryshuar, dhe nga donacionet e huaja".
Lista e zyrave
Bashkia Tirane 7 zyra
Bashkia Kavaje 1 zyre
Bashkia Kamez 1 zyre
Bashkia Vlore 1 zyre
Bashkia Sarande 1 zyre
Bashkia Durres 2 zyra
Bashkia Korce 1 zyre
Bashkia Pogradec 1 zyre
Vendimi
Kryeministri Berisha: T'i jepet fund absurditetit ne harten e cmimeve te nje metodike jorealiste