"Qeveria do te financoje cdo projekt ne Breg te Lumit, jeni zone prioritare
Qeveria u premtoi dje banoreve te Bregut te Lumit, infrastrukture dhe investime. Kryeministri Sali Berisha i pranishem dje ne perurimin e perfundimit te punimeve per projektin e sistemimit te kanalizimeve te ujerave te zeza te zones, garantoi per me shume investime. "Vij per t'ju dhene ju, banoreve te Bregut te Lumit, premtimin tim solemn se kjo qeveri do te ndermarre te gjitha investimet e nevojshme per nje infrastrukture moderne ne te gjithe territorin e Bregut te Lumit", u shpreh Kryeministri. Sipas tij, ne keto tre vjet qeverisjeje, ne kete zone jane bere 5 here me shume investime se ne 17 vjet te marra se bashku. Kreu i qeverise tha dje se populli eshte deshmitar se kjo qeveri po e ben Tiranen me hyrje evropiane. "Duke pergezuar te gjithe ata qe bene te mundur kete projekt, dua te siguroj kryetarin e njesise tuaj bashkiake se, qeveria, me perparesi te madhe, do te financoje cdo projekt te zones se Bregut te Lumit, ne menyre qe jeta e ketyre qytetareve te ndryshoje ne menyre rrenjesore", vijoi premtimin kryeministri. Ky projekt, sqaroi ai, eshte financim i buxhetit te shtetit, me vlere 36 .000.000 dhe permes tij sigurohet permiresimi i jeteses dhe kushteve higjienike per rreth 1.100 familje, me rreth 5 mije banore te zones se Bregut te Lumit. Berisha permendi se jane 9 miliarde leke kredi qe qeveria shqiptare ka siguruar vetem nga qeveria japoneze per kanalizimet e Tiranes. Nderkohe qe 2.2 miliarde leke jane investuar ne dy vite ne ujesjelles dhe kanalizime nga buxheti i shtetit. "Jane 2.2 miliarde leke, apo 18 milione euro kredi e marre nga qeveria shqiptare per shkollat e Tiranes. Ndersa Kryetari me korrespondence i Bashkise se Tiranes, akoma nuk ka dorezuar me shume se 3 te tilla dhe perpiqet t'i shese per te reja shkollat qe i bojatis me bojerat qe preferon vet", vijoi replikat kryeministri.