Bombei, policia zbulon sasi lëndësh shpërthyese në një stacion treni
Bombei - Pas tragjedisë së javës së kaluar, në Bombei të Indisë policia i ka paraprirë një tjetër rasti që mund të shkaktonte pasoja akoma më të mëdha. Një arsenal i tërë mjetesh shpërthyese janë gjetur në një stacion treni në Bombei. Policia menjëherë sapo ka marrë informacionin lidhur të, ka ndërhyrë duke i ç’aktivizuar për t’i paraprirë një tjetër tragjedie. Lëndët shpërthyese ishin lënë nga autorët e atentateve të përgjakshme të javës së kaluar në këtë qytet në perëndim të Indisë, citon AFP.