Cënohet procesi i paqes Turqi-Qipro
Qipro - Qiproja e ka akuzuar Turqinë se ka sulmuar anijet për kërkimin e naftës në katër raste që nga 13 nëntori në zonat që ajo i ka shënuar për kërkimin e hidrokarbureve në të ardhmen. Sipas të përditshmes turke “Zaman”, Qiproja ka deklaruar se bisedimet për paqe lidhur me ishullin etnikisht të ndarë mund të jenë në rrezik nga një mosmarrëveshjeje me Turqinë lidhur me kërkimin e naftës në Mesdhe. Ndërkohë, Turqia ka deklaruar se anijet, në dy rastet e mëparshme, ishin në ujërat e saj territoriale. "Më vjen keq të them se vazhdimi i këtyre incidenteve ndikojnë në mënyrë të pashmangshme negativisht në përpjekjet tona për të arritur një zgjidhje të negociueshme për problemin e Qipros", deklaroi presidenti qipriot, Demetris Christofias në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, e publikuar so, ziton Zaman.