Fundoset një anije francezë; Të humbur 4 marinarë
Newfounland - Një anije franceze është ka përfunduar nën ujërat e Marystown, 16 kilometër në Jug te Newfoundland të Kanadasë, ndërkohë që katër marinarë janë shpallur të humbur. Qendra kanadeze për Sigurinë e Bregdetit Halifax, gjatë një deklarate për shtyp ka theksuar se ekipet e ndihmës së parë janë dërguar për të kërkuar katër marinarët e humbur. Zëdhënësi, Jeri Grychoëski, tha se anija “The Cap Blanc”, e ngarkuar me 12 ton kripë, ishte nisur nga St. Pierre-Miquelon me destinacion Argjentinën. Sipas tij, ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së anijes 30 metra të gjatë në gjirin Placentia.