Bombola hedh ne ere tre objekte
Korce- Tre shperthime te njepasnjeshme te bombolave te gazit ne nje pike tregtimi brenda qytetit te Korces ka sjelle shkaterrimin e dy lokaleve dhe te nje banese private, duke rrezikuar edhe jete njerezish. Kalimtaret jane terrorizuar nga ngjarja e ndodhur ne vendin e quajtur "Trekendeshi", pergjate bulevardit "Fan Noli". Frekuentuesit jo te pakte te lokaleve aty prane, por edhe banoret, jane larguar me shpejtesi ne perpjekje per te shpetuar jeten. Deshmitaret thane se ka qene afersisht ora 09:30 e mengjesit, kur midis dy lokaleve tip kioska ku tregtohen edhe bombola gazi, ka ndodhur shperthimi i shoqeruar me flake dhe hedhje ne distance te pajisjeve nga presioni.
Burime zyrtare te policise shpjeguan se nje shkendije dyshohet se ka shkaktuar shperthimin e bomboles se gazit brenda ambienteve te tregtimit, ndersa ka provokuar edhe dy shperthime te tjera te njepasnjeshme qe kane krijuar nje vater zjarri e cila demtoi dy lokale dhe nje banese private. Fale nderhyrjes se shpejte te mjeteve zjarrfikese ne kete zone jane shmangur pasojat e metejshme te demeve ne mjete materiale dhe ne njerez. Rreziku i shperthimit te gjithe bombolave ne piken e tregtimit te tyre ka qene mjaft evident, por sherbimi i zjarrfikeseve dhe policia izoloi zonen duke nderhyre menjehere per shuarjen e flakeve. Deshmitare te renies se ketij zjarri nga shperthimi i bomboles se gazit thane se rrezja e veprimit ka qene rreth 100 metra dhe ka prekur nje lokal perballe pikes se tregtimit te bombolave te gazit. Flaket e zjarrit jane vene nen kontroll nga mjetet zjarrfikese, por nderkaq ato kane demtuar dy lokale dhe nje banese private. Burime te policise se Korces thane se nuk ka te lenduar nga shperthimi, por vetem deme materiale me vlere 10 milione leke.
Per rreth nje ore, mjetet zjarrfikese ia kane dale qe te shuajne flaket dhe te shmangin pasojat e metejshme te tij ne lokalet dhe banesat prane. Demi me i madh eshte shkaktuar ne piken e tregtimit te bombolave te gazit, por flaket kane perfshire edhe nje banese private dhe nje automjet te parkuar aty prane, ne kohen kur ndodhi shperthimi. Sipas hetimeve te para qe ka kryer policia ne vendngjarje, shkak i shperthimit dyshohet se ka qene nje shkendije ne piken e tregtimit te bombolave me gaz te lengshem. Me shume se sa demet qe ka shkaktuar shperthimi i bomboles se gazit dhe shfaqja me pasoja e zjarrit, kjo ngjarje ka risjelle edhe nje here ne vemendjen e drejtuesve te pushtetit vendor, masat qe duhet te marrin, jo vetem per parandalimin e rreziqeve ne pikat e tregtimit ne qytet, por edhe per kushtet ne te cilat ai tregtohet.
Gezim Ashimi