Bon Jovi Une politikan
Jon Bon Jovi e pranon se ka pare dite me te mira ne jeten e tij por pas nje cerek shekulli albumesh dhe turnesh te vazhdueshme ne te gjithe boten gjithsesi ai ndihet i bekuar. 48-vjecari qe jeton nje pjese te mire te kohes ne Brazil thote se kete here endrra e tij mund te kete te beje me politiken
Ai ka nje pjese te fytyres me te vertete te mrekullueshme. Kete ai ka 48 vjet qe e di dhe sigurisht qe ia ka perfeksionuar perdorimin. Shpesh e perdor si arme joshjeje dhe eshte i sigurt se qellon ne shenje. Jane dhembet. Te medhenj shume te bardhe te shendetshem te rregullt rrezellites. Pervec tyre edhe pse kerkon qe te shitet per nje djalosh eshte nje burre ne mesin e moshes se tij me nje fame te madhe dhe ambicie edhe me te madhe.
Grupi qe mban emrin e tij Jon Bon Jovi qe ne maj ka ndermarre nje turne boteror dhe qe prej nje muaji ndodhet ne Ameriken Latine stadiumet e se ciles e kane pritur te mbushur plot djaloshin me dhembe magjike dhe grupin e tij per te performuar albumin e publikuar nje vit me pare The Circle. Pasi ka kaluar ne Europe dhe Ameriken e Jugut Bon Jovi do te beje nje pushim per te vazhduar me pjesen tjere te botes Azine dhe Australine. Pra Jon eshte ne mesin e nje udhetimi nga ata qe ka bere shpesh gjate karriere se tij shume te gjate dhe shume te ngjeshur me albume koncerte turne hellipKur e pyet se si po shkojne gjerat fillimisht ai te thote se gjithcka po shkon si ska me mire por pas nje cope here e ndjen se ne kete moshe dhe ne kete stad te karrieres nuk ka perse te kete frike nga e verteta dhe me ze pak me te ulet pergjigjet Jam i lodhur.
Dhe kjo kuptohet qarte dhe eshte me se e justifikueshme. Ai ka qene nje zot roku pergjate pjeses me te madhe te jetes se tij. Ka lindur ne vitin 1962 ne periferi te Nju Xhersit. I ati ishte marins qe pas ushtrise u shnderrua ne berber sepse fitonte me shume me profesionet e tjera dhe e ema merrej me lule. Femijeria e tij ishte femijeria e nje djali nga klasa punetore nje femijeri jo me bollek por me rregulla dhe me gjera te sigurta. Ajo cka ai mban mend me shume siguri qe nga vitet e hershme te femijerise eshte se donte dhe e ndjente se do te behej nje rrokist i famshem. Kjo ishte jo vetem nje enderr femijerore por dhe nje bindje e brendshme e thelle dhe e sigurt nga ato bindje qe na drejtojne me pas ne nje rruge te sigurt dhe ne nje finish te parashikuar. Nuk kam dyshuar per as edhe nje cast te vetem se nuk do te behesha kengetar rroku. Kam qene i mbrujtur me nje ndjesi te tille. Quajeni si te doni naivitet ngulmim femijerorhellip.
Kur ishte adoleshent filloi qe te kendonte neper lokalet e qytezes se tij dhe pelqehej edhe per arsyen se i ngjante Bruce Springsteen. Ishte nje kohe kur shume te rinj donin te krijonin grupe muzikore. Disa sepse kishin me te vertete talent dhe vokacion te tjere ishin te terhequr nga parate qe mund te fitonin dhe mbi te gjitha nga menyra e jeteses nga vajzat qe do ti kishin pa problem.
Ne moshen 21-vjecare ai performoi me kitaristin Richie Sambora me tastieristin David Bryn dhe basistin Tico Torres. Luajti shume kohe me ta dhe ne vitin 1986 albumi i trete i djemve Slippery When Wet ne te cilin bente pjese edhe kenga qe vertet i beri te famshem Livin on a Prayer u dha njohje te madhe dhe ate qe prisnin prej kohesh parate dhe famen.
Gjate 24 viteve qe pasuan nga ai moment grupi ka thyer nje rekord qe nuk e kane arritur grupe te tjera. Ai as nuk eshte shperbere as nuk eshte ndare dhe as nuk ka ndaluar se interpretuari. Dhe vete Bon Jovi per asnje cast nuk ka ndalur se shkruari se interpretuari se nxjerri albume dhe se ndermarri turne ne te gjithe boten te pakten nje here ne tre vjet. Per ata kengetare qe bejne nje jete te tille per prezantimin e albumeve eshte e qarte se sa e lodhshme eshte nje situate e tille. Por kjo nuk vlen per Bon Jovin dhe djemte e tij. Se bashku ata kane publikuar 11 albume qe kane shitur 120 milione kopje ne te gjithe boten. Vete Bon ka interpretuar gjate pjeses misterioze dhe me te suksesshme te karrieres se tij ne 2700 koncerte ne 53 vende te ndryshme me nje numer fansash qe nese do ti benim se bashku do te kapnin shifren 35 milione vete. Ne vitin 2008 u shpall si grupi qe ka shitur me shume kopje te albumit te tij. Dhe ne keto vite vetem dy jane grupet qe ia kane kaluar Bon Jovit U2 dhe Rolling Stones. Aktualisht jane ne pritje te lancimit te albumit te tyre te dyte Greatest Hits. Kjo do te thote se karriera e tyre eshte me te vertete e jashtezakonshme. A mos valle ky publikim ka te beje me nje moment pauze dhe meditimi per karrieren cerekshekullore Eumlshte thjesht nje detyrim nje pjese e punes sone. Asgje me teper.
Bon Jovi eshte ne krijimtari te vazhdueshme. Si nje vullkan qe nxjerr gjithmone llave ai vete nxjerr vazhdimisht ide. Ne vitin 2007 kerkoi qe te benin nje album me muzike country. Ishte nje sfide por edhe nje kenaqesi edhe pse jo te gjithe ia mbeshteten kete ide. Gjithsesi ai eci perpara dhe e realizoi albumin Losta Highways. Dhe me cfare rezultati Ai shiti me shume se me cdo album te tij te meparshem. Aktualisht po merret me albumin e tij Greatest Hits qe permbledh shume emocione suksese frymezime dhe momente te vecanta pergjate nje dhjetevjecari. Ajo per te cilen Bon Jovi eshte shume i zoti dhe ka nje aftesi shume te madhe eshte suksesi komercial. Ai vete nuk eshte i sigurt per aftesine e tij por sigurisht eshte i sigurt per kenget qe ben. Rroku i tij nuk ka qene kurre ai tipiku i ashper dhe i forte. Ai ka bere kenge me vajzerore me te brishta dhe me me shume melodi dhe per kete eshte pelqyer nga nje numer me i madh njerezish jo vetem nga ata qe pelqejne rrokun. Por per sa i perket suksesit komercial jane numrat ata qe flasin. Dhe behet fjale per numra te medhenj te jashtezakonshem shitjesh. Per keta djem ky eshte turneu i pare ne Ameriken e Jugut ne keta 15 vjet sepse sipas tyre shitjet nuk kane shkuar sic duhet vitet e fundit ne kete vend. Por e di se edhe pse jane te shitur ne shume vende te botes nuk kane arritur qe ti joshin te gjithe dhe vendet e Amerikes Latine jane te tilla. Ka raste qe njerezit cmenden pas teje dhe ti shenon rekorde por ka raste kur ata te kthejne shpinen dhe disqet te pluhurosen ne rafte. Kjo eshte muzika dhe ky eshte biznesi muzikor. Ndaj eshte i domosdoshem menaxheri. Po a eshte per te i rendesishem suksesi komercial Jo por na lejon qe te vazhdojme perpara dhe ai shnderrohet me pas ne platforme per shume gjera te tjera qe kam pasur dhe kam ne jeten time. Nuk e di nese do te isha marre me politike nese nuk do te kisha nje sukses ne punen time te perditshme.
Bon Jovi eshte nje aktivist politik Po po. Brenda vetes ka qene gjithmone i tille por ka dashur qe te shprehet edhe ndryshe dhe pse deri me tani e ka bere vetem permes kenges dhe kitares. Madje ai eshte nje aktivist shume i percaktuar. Eumlshte thellesisht nje demokrat me bindje dhe besim. Ne vitin 2004 ai e mbeshteti shume me mundesite e tij John Carryn ne betejen e tij presidenciale kunder republikanit Bush i cli ishte ne kerkim te mandatit te dyte. Ai ka interpretuar thuajse ne te gjitha mitingjet e tij presidenciale duke grumbulluar nje numer te madh votuesish dhe dashamiresish te demokrateve qe me pas ia dhane voten e tyre demokratit edhe pse ai e humbi ne fund garen. Ne vitin 2009 ai punoi shume per te mbledhur fonde per Obamen. Madje organizoi veprimtari per mbledhje fondesh ne shtepine e tij. Pasi Obama u zgjodh President ai kendoi ne koncertin e tij te inaugurimit. Edhe pasioni per politiken si dhe pasioni per kengen ka lindur hershem te Bon Jovi pavaresisht se shume vone ka marre nje forme te dukshme dhe aktive. Kur lind ne nje epoke te Kenedit dhe me pas vazhdon te shohesh mrekulli te tilla si shembja e Murit te Berlinit apo renia e komunizmit e mendon boten me te mire dhe mendon se mund te japesh nje kontribut edhe ti ne kete te mire te madhe. Ne vitet lsquo80 politika me dukej dicka romantike. Per here te pare kam votuar per Reganin. Ishte vota e pare qe hodha pasi mbusha moshen e duhur. Ishte viti 1980. Kjo edhe pse jam nje demokrat. Dhe demokrat u bera pasi u shkollova dhe qartesova bindjet e mia. Ne fakt pervojat me te mira jane ato personale dhe ne jete une kam pasur shume te tilla. Me kalimin e viteve dhe me akumulimin e pervojave vjen edhe mencuria sigurisht per ata qe e kerkojne ate dhe e marrin cdo pervoje te jetes te mire apo te keqe si nje gur te cmuar. Mendoni se jeni i mencur Ketu ai qesh. Per shkak te bashkepunimit dhe punes qe ka bere per Presidentin amerikan ai eshte mik me te dhe me te shoqen. Ne fakt ai thote se fjala shok eshte shume e madhe dhe se ne kete rast do te ishte me e sakte fjala te njohur.
Edhe sepse kur flet per politiken Bon Jovit i ndricojne syte ai nuk e pranon hapur se ka ambicie politike dhe se do te donte qe nje dite ta shihte veten te ngjiste shkallet e kesaj karriere te shumedeshiruar ne rini. Ai mendon se te qenit politikan eshte nje pune dreqi dhe se jane shume te paket ata qe jane me te vertete te dedikuar dhe idealiste. Si person idealist dhe per te bere ate qe ndjen duke qene se ka edhe mundesi Jon ka celur nje fondacion qe ka si synim luften kunder varferise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne kete iniciative ai kalon nje pjese te mire te kohes. Ai thote se eshte shume i bindur ne ate qe ben dhe ne ate qe beson. Mendoj se bota behet me e mire nga njerezit qe cmojne ndjenjen para parase dhe gjerave materiale. Une jam per ate qe duhet ta ndash tepricen e pasurise pasi bota eshte e mbushur me njerez qe jetojne ne kushte te paimagjinueshme dhe se kjo mungese balance nuk i ben mire askujt. Une mundohem qe te bej sa mundem. Megjithate ai nuk mund te fshehe nje deshire te tijen qe nese nje dite permes politikes do te mund te sillte ndryshimin ai mund ta pranonte edhe nje sfide te tille per te miren e te tjereve.