Francë, gjykata nis hetimet ndaj shefes së FMN-së

Një gjykatë franceze formalisht ka hapur hetimin ndaj shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, për keqpërdorim të mundshëm të detyrës. Ajo akuzohet, pasi në periudhën kur ishte ministre e Financave kishte lejuar një pagesë të madhe për një mik të presidentit, Nikollas Sarkozi.
Lagarde ballafaqohet për bashkëpunim në përvetësim të fondeve publike, për miratimin e pagesës prej 285 milionë eurosh, për biznesmenin, Bernard Tapie, në vitin 2008. Por, vet Kristine Lagarde e hedh poshtë çfarëdo keqbërje.