E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot 1 vit afat perdorimi

/ /

Ne fund te ketij viti mbyllej ligjerisht afati per perdorimin e bonove. Por ndryshe nga heret e tjera ku qeveria shtynte me 5 vjet afatin e perdorimit te tyre kesaj radhe eshte marre vendimi qe letrat me vlere te mos kene me shume se 1 vit mundesi te perdoren. Sipas relacionit perkates ne projektligjin e qeverise derguar Kuvendit per miratim thuhet se deri ne daten 31 dhjetor 2011 eshte kohe e mjaftueshme qe letrat me vlere te perdoren ne procesin e legalizimit dhe privatizimit. Me kete afat qeveria e sheh procesin e legalizimit dhe te privatizimit si te perfunduar te pakten per bonot e privatizimit. Ndryshimi i propozuar nepermjet ketij projektligji ka si qellim zgjatjen e afatit te perdorimit te bonove dhe lekeve te privatizimit deri me 31.12.2011. Nevoja dhe urgjenca ne propozimin e ketij projektligji justifikohen me boshllekun legjislativ qe do te shkaktohej ne rast te perfundimit te afatit te perdorimit te bonove dhe letrave me vlere te privatizimit afat i cili ne perputhje me ligjin perfundon ne 31.12.2010 thuhet ne projektligj. Me tej shpjegohet se brenda ketij afati nje vjecar bonot do te mund te perdoren ne procesin e legalizimit dhe ate te privatizimit por jo me shume se nje vit duke e cilesuar si fundin e ekzistences per perdorimin e bonove nga qytetaret shqiptare. Me ndryshimet ligjore te bera ne vitet 2009-2010 bonot e privatizimit jane te perfshira ne fusha me ndjeshmeri te larte publike sic eshte procesi i legalizimit te ndertimeve te ngritura pa leje fushe e cila ka nje impakt te drejtperdrejte ne interesin publik. Gjithashtu bonot e privatizimit ne baze te akteve nenligjore ne fuqi jane te perfshira edhe ne procesin e privatizimit te prones shteterore thuhet me tej ne relacionin e projektligjit te propozuar per ndryshim nga qeveria. Me dekret te Presidentit te vitit 1995 bonot e privatizimit filluan te perdoreshin ne vend. Por pavaresisht se perdorimi i tyre mbeti i kufizuar me ligjin per legalizimin u be e mundur qe ato te perdoren ne kete proces. Sipas te dhenave qindra familje shqiptare posedojne letra me vlere por edhe disa shtresa te caktuara si ish-te perndjekurit politike. Legalizimet qytetaret refuzojne pagesat

Rreth 70 mije ndertime informale jane legalizuar deri tani nga ALUIZNI por administrata e legalizimeve eshte perballur me faktin se qytetaret nuk kane paguar tarifat e percaktuara ne ligj. Duke mos pasur afat te percaktuar per pagesen mijera familje nuk kane shlyer ende detyrimet ne nje kohe qe pjesa me e madhe e tyre mund te paguaje deri ne 80 te vleres me bono privatizimi te cilat mund te sigurohen ne treg me interesa te uleta.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›