Bonot e Anglo-Adriatikas, vlerësimi jo më shumë se 20% e vlerës
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas një pritjeje prej 12 vjetësh, hapet rruga ligjore për të rikthyer në treg 64 miliardë lekë bono privatizimi të cilat qëndrojnë të ngrira, të cilat i përkasin fondit Anglo-Adriatika, që u mblodhi letrat me vlerë shqiptarëve në vitet ’95-97. Me ligjin e ri, që ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend pritet të marrin jetë këto letra me vlerë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të bankës qendrore. Njëkohësisht me miratimin e projektligjit të vlerësimit të letrave me vlerë të ish-të përndjekurve politikë, rreth 12.5 miliardë lekë letra me vlerë pritet të gjallërohen. Ekziston një projekt i vjetër i cili pretendonte të vlerësonte bonot e privatizimit në masën e 20-përqindëshit të vlerës së tyre, të cilat do të konvertoheshin në aksionet tek kompaninë publike, të privatizuar tashmë. Po t’i referohemi ligjit, rezulton se në nenin 12, ligji 8306 dt. 14.03.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, caktohet se pjesëmarrja e letrave me vlerë për privatizim, në privatizimin e ndërmarrjeve dhe shoqërive të sektorëve me rëndësi të veçantë, përcaktohen në formulën e privatizimit, por në çdo rast ajo nuk do të jetë më e lartë se 20 për qind e kapitalit të llogaritur. Mënyra e përfaqësimit të mbajtësve të aksioneve e të drejtat që rrjedhin prej tyre caktohen nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në ligjin 8334 dt. 23.04.1998 "Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjikë", neni 2, parashikohet se formula e privatizimit në këtë rast caktohet nga Ministria e Ekonomisë pas caktimit të pjesës së aksioneve për ish-pronarët e truallit dhe punonjësit e shoqërisë. Paketa e aksioneve në këtë ligj caktohet si pjesa e aksioneve që i ofrohet publikut dhe punonjësve të shoqërisë, në këmbim të bonove dhe lekëve të privatizimit.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009