E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet ministri Ksera Integrimi i emigrantëve, kusht për liberalizimin e vizave

Autori i Lajmit: Redaksia
Jo të gjithë emigrantët që janë kthyer në Shqipëri janë integruar plotësisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit. Sipas ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera strategjia e kombëtare e Migrimit nuk është zbatuar në të gjithë komponentët e saj, duke përmbushur vetëm një pjesë të planit të masave. Ksera tha se eficienca e politikave migratore është dhe një nga kushtet për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Gjatë një takimi ku u diskutua për ngritjen e komitetit teknik për migrimin, Ksera nënvizoi dhe rëndësinë e planeve strategjike me vendet fqinje si Italia dhe Greqia për punësimin sezonal të emigrantëve. Më tej, Ministri Ksera tërhoqi vëmendjen rreth nivelit të realizimit të detyrave të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Migrimin dhe Planin Kombëtar të Veprimit nga ana e institucioneve përgjegjëse, duke u ndalur tek përfundimet e Raportit të parë, ku, sipas Kserës, “fakti që nga 66 masa të parashikuara në Strategji, 20 prej tyre, ose 30.3%, janë zbatuar pjesërisht dhe 17, ose 25.7 %, nuk janë zbatuar, duhet të përbëjë një apel për të gjitha institucionet përgjegjëse”.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›