Delijorgji tenton t’i shpëtojë burgut të përjetshëm, kërkon gjykim të shkurtuarNga TemaI akuzuari kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji, kërkon që t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm. Ai ka kërkuar gjatë seancës së djeshme gjykim të shk
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Delijorgji tenton t’i shpëtojë burgut të përjetshëm, kërkon gjykim të shkurtuarNga TemaI akuzuari kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji, kërkon që t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm. Ai ka kërkuar gjatë seancës së djeshme gjykim të shkurtuar, që, në rast se shpallet fajtor dhe dënohet nga gjykata, t’i ulet një e treta e dënimit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy prej të akuzuarve si përgjegjës të drejtpërdrejtë për shpërthimin e 15 marsit, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Në rast se gjykata do të pranojë kërkesën e tyre, dosja penale e tre të pandehurve do të veçohet nga dosja e të pandehurve të tjerë.
Kërkesa
Ndërsa dukej se Mihal Delijorgji kishte hequr dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, seancën e djeshme gjyqësore ai ka ndryshuar mendje. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Delijorgji i është drejtuar trupit gjykues të Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet së cilës kërkonte gjykim të shkurtuar. Edhe disa seanca më parë, avokati i tij kishte kërkuar nga gjykata të merrte më shumë kohë, pasi klienti i tij ishte duke u menduar për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Por kjo gjë atëherë nuk ndodhi dhe Delijorgji vendosi që të vazhdonte procesin gjyqësor normalisht. Gjë që nuk e ka bërë seancën e djeshme, kur dhe ka kërkuar që të procedohet me gjykim të shkurtuar. Kërkesa e Delijorgjit bëhet për faktin se ai akuzohet për vrasje masive dhe nëse shpallet fajtor nga ana e gjykatës për këtë vepër, do të dënohet me burgim të përjetshëm. Për t’i shpëtuar këtij dënimi, ai ka menduar që të kërkojë gjykim të shkurtuar, që do të thotë se, nëse dënohet nga gjykata e kryeqytetit me burgim të përjetshëm, do të kryejë vetëm 25 vjet burg, pasi në bazë të procedurave gjyqësore, personi që procedohet me gjykim të shkurtuar përfiton automatikisht uljen e një të tretës së dënimit. Kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën e djeshme kanë bërë edhe dy të akuzuarit e tjerë për tragjedinë e Gërdecit, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli. Edhe këta të fundit kërkojnë që t’i shpëtojnë dënimit me burg të përjetshëm, pasi ashtu si Delijorgji, akuzohen për vrasje masive. Fakti që tre të akuzuarit si përgjegjësit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, do të thotë që ata kanë pranuar akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë ndaj tyre. Gjë që në fakt nuk është konfirmuar nga ana e mbrojtësve të pandehurve. Vendimi i trupit gjykues për këto kërkesa pritet që të jepet gjatë seancës së radhës. Në rast se trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Ridvan Hado, do të pranonte kërkesat e tre të pandehurve për gjykim të shkurtuar, atëherë dosja e tyre do të veçohej nga ajo e të pandehurve të tjerë, ndërsa gjykimi i tyre do të bëhej me të njëjtën gjendje aktesh, pa kërkuar prova të tjera. Më 12 tetor, ish- zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Agim Lala, kërkoi gjykim të shkurtuar, në bazë të akteve që ndodhen në ngarkim të tij, në dosjen e shpërthimit të 15 marsit 2008. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga ana e prokurorisë dhe që u hodh poshtë nga ana e gjykatës, me argumentimin se të gjithë të pandehurit akuzohen për të njëjtën ngjarje. Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ka kërkuar më shumë kohë, për t’u shprehur se çfarë do të vendosë. Të pandehurit e tjerë, nëpërmjet avokatëve të tyre, janë shprehur se akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë janë të pabaza, pasi nuk kanë lidhje me atë që ka ndodhur në Gërdec dhe pasojat. Ish-ushtarakët që akuzohen për këtë tragjedi janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Çoçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Këta të fundit po procedohen penalisht në gjendje të lirë.