Familjarët e Gërdecit paditin shtetin shqiptar në StrasburgNga NOAZamira Durdaj, një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, më 15 mars 2008, ka vendosur të padisë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. “Unë, aplikues
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Familjarët e Gërdecit paditin shtetin shqiptar në StrasburgNga NOAZamira Durdaj, një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, më 15 mars 2008, ka vendosur të padisë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.
“Unë, aplikuesja Zamira Durdaj, jam një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të Tragjedisë së Gërdecit (15 Mars 2008), në Shqipëri, e legjitimuar si e tillë, bashkë me të tjerët, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e paraqitur si palë në gjykim në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Me këtë kërkesë Ju drejtohem, pasi unë bashkë me trashëgimtarët e tjerë ligjorë duam të paraqesim ankim kundër Shqipërisë, para kësaj Gjykate të nderuar dhe përkatësisht kundër vendimit nr. 66, datë 15. 7. 2009 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u vendos moskalimi në seancë i çështjes së ngritur nga ne, kundër vendimit nr. 6, datë 22. 05. 2009 të Gjykatës së Lartë, me të cilin pa na verifikuar si palë në proces na kanë veçuar, duke na hequr të drejtën për një proces të rregullt ligjor. (Neni 6, i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut).
Meqenëse vendimet e sipërcituara përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të neneve të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, dhe pasi i kemi shteruar mjetet e brendshme ligjore, kërkojmë që të paraqesim aplikimin para Gjykatës Tuaj, brenda afatit gjashtëmujor dhe për këtë arsye kërkojmë, që të pajisemi me kopje të formularit përkatës dhe të numrit për dosjen tonë. (Çështja: Durdaj etj., kundër Shqipërisë)”, - thuhet në kërkesën e saj.