Kërkohej nga FBI-ja, arrestohet në Tiranë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ka organizuar më së miri trafikun e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i shpëtuar një superoperacioni të FBI-së, ku u arrestuan 21 persona e u sekuestruan dy avionë në pronësi të tij. Pas një operacioni të mirorganizuar mes gjashtë shteteve, është vënë në pranga në Tiranë Gazmir Gjoka, shqiptari që ishte shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane. Policia konfirmon se ndaj të arrestuarit Gazmir Gjoka kishte një urdhërarresti ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike. Gjykata e Nju-Xhersit në SHBA kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë ndaj 56-vjeçarit. Gjoka ka mundur të jetojë në ilegalitet për pesë vjet me radhë dhe dyshohet se pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Shqipëri.
I superkërkuari
Gazmir Gjoka, së bashku me 3 shqiptarë të tjerë, kishte arritur t’i shpëtonte një operacioni të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili u zhvillua në SHBA në mars të këtij viti. Organizata akuzohej dhe për trafik armësh, cigaresh dhe kontrabandë, pastrim parash dhe vrasje. Gazmir Gjoka, shkruan një media amerikane, kishte arritur të shpëtonte nga kthetrat e agjentëve të FBI-së, duke u larguar nga SHBA-ja.
Operacioni
Operacioni u cilësua si një sukses falë bashkëpunimit mes agjentëve federalë dhe Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kanadasë, Holandës dhe SHBA. Agjentët, që prej 2003, po hetonin mbi veprimtarinë e kësaj organizate, e cila kishte bazat e saj në Nju--Xhersi, Nju-Jork, Filadelfia, Çikago, Kanada dhe Holandë.
Arrestimet
Mbi 17 persona, nga 26 të pandehur, u arrestuan gjatë operacionit të marsit, i cili zgjati 5 ditë në shtetin e Nju-Xhersit. Operacioni u kodua ”Shqiponja e zezë” për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë rrjet trafikimi. Arrestimet u kryen dhe në Bruklin, State Island dhe Nju-Jork. Arrestimi u shoqërua dhe me sekuestrimin e sasisë më të madhe të ekstazisë, heroinës dhe metamfetaminës kristal, 500 mijë dollarë kesh, si dhe dy aeroplanë që besohet se ishin përdorur për transportimin e drogës dhe mallrave të tjera të paligjshme. Njëri nga avionët u kap në "Lincoln Park Airport" në Nju-Xhersi, ndërsa tjetri në "Hartford-Brainard Airport" në Konektikat.
Infiltrimi i agjentëve
Agjentët e FBI-së, të maskuar si keqbërës, kishin arritur të binin në kontakt me rrjetin për të blerë prej tyre 30,000 pilula të drogës “Ecstasy”, 2.5 kg heroinë, një revolver 9 mm pushkë automatike dhe argjendari të vjedhura. Madje, negociatat ishin bërë edhe për pastrim parash, marrëveshje për importimin e sasive të mëdha droge përfshi edhe kokainë, marihuanë, steroide anabolikë dhe rreth një milion pilula "Ecstasy" nga vende si Kanadaja, Greqia, Maqedonia, Shqipëria, Turqia e Serbia.
Negociatat ishin zhvilluar në disa zona të Nju-Xhersit si edhe në Nju-Jork, Çikago, Toronto, Majami dhe Hartford, Konektikat.
Policia: Gjoka do tw ekstradohet
Policia e Shtetit informoi dje në një njoftim për shtyp se arrestimi i Gazmir Gjokës lindur në Tiranë dhe me banim në SHBA ishte bërë mbrëmë rreth orës 20.00. Operacioni ishte kryer nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. “Ndaj tij, autoritetet e Interpol Ëashinton në Sh.B.A e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, për “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”- thuhet në deklaratën e policisë. Ndërkohë, në ngarkim të tij, autoritetet Neu Gjersi më datë 12 mars 2009, kanë vendosur masën e sigurisë në mungesë me “Arrest në burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”
Të arrestuar
1. Peter Manna, 29 vjeç
2. Pablo Almanzar 30 vjeç
3. Hajrudin Pejçinoviç, 39 vjeç
4. Adis Radonçiç, 30 vjeç
5. Lou Degidio, 38 vjeç
6. Eugene Degidio, 44 vjeç
7. Paul Robinson, 61 vjeç
8. Louis Luyton, 71 vjeç
9. Ervis Gjoni, 23 vjeç
10. Galitiano Gjoni,
11. Sviatlana Ahejeva, 24 vjeç
12. Minir Rizvani, 31 vjeç
13. Mile Petkovski, 29 vjeç
14. Jason Patrick, 30 vjeç
15. Perparim Billa, 38 vjeç
16. Abdul Al-Houssaine, 42 vjeç
17. Mirsad Kolasinac, 36 vjeç
18. Alban Tase, 34 vjeç
19. Gejsi Siko, 29 vjeç
20. Gentian Naçi, 33 vjeç
21. Christopher Curanovic, 28 vjeç
Të arratisur
1. Roden Kote, 32 vjeç
2. Rasim Corhamzic, 42 vjeç
3. Myfit Dika, 44 vjeç
4. Kujtim Lika, 44 vjeç
5. Gazmir Gjoka, 56 vjeç
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009