Kuvend, gati ndryshimi i rregullores
Këshilli i rregullores dhe imuniteteve ka përfunduar punën me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Sipas variantit të ri të këtij dokumenti që do të miratohet të enjten, dekretet e presidentit do të votohen në mënyrë të hapur dhe për shqyrtimin e tyre komisioni i ligjeve do të ketë 8 javë në dispozicion. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, për deputetët e mazhorancës këto ndryshime janë një instrument që i jep mundësi opozitës të mbikqyrë e të kontestojë publikisht çdo kandidaturë që mund të zgjidhet për interesa të tjera të ndryshme nga interesat e drejtësisë.
Por anëtarët e majtë të këtij komisioni nëpërmjet kryetarit të grupit, Gramoz Ruci, kanë kërkuar që për ndryshimin e rregullores të shprehet Komisioni i Venecias. Gjithashtu të ndërrmeren nisma të reja ligjore që dekretet e presidentit për anëtarë të gjykatave të miratohen me 84 vota. Kërkesa këto që janë refuzuar nga maxhoranca. Ndërkohë 3 kandidatët e kreut të shtetit për anëtarë të Gjykatës së Lartë do jenë javën tjeter në Kuvend në një seancë dëgjimore.
Elona Gjylmi