E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS, sotdiskutohet hetimi i Topallit

TIRANE-Deputetët socialistë pritet të mblidhen sot në mesditë për të diskutuar rreth axhendës parlamentare. Një prej çështjeve që ka mbetur pezull nga mbledhjet e mëparshme është propozimi i deputetit Erion Braçe, i cili kërkoi që të hetohet kryetarja e Kuvendit për shpenzimet dhe mbajtjen e dietave të deputetëve të PS-së, përmes një komisioni parlamentar të posaçëm. Megjithatë, nuk dihet nëse kësaj ideje do t’i shkohet deri në fund, pasi po sipas burimeve nga PS-ja, mendohet që kjo çështje të çohet deri në fund me një padi në organet e drejtësisë. Nga ana tjetër, grupi parlamentar do të marrë një vendim zyrtar për votën që do të japë për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, e cila do të diskutohet në seancë plenare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›