E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni i RENEA-s, vdes i shumëkërkuari

Eshte ekzekutuar gjate nje aksioni per kapjen e tij nga forcat RENEA nje nder 20 personat me te kerkuar nga policia e shtetit shqiptar, 67-vjecari Lazer Pal Vuksani, i denuar ne mungese nga gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder si autor i dy vrasjeve. Forcat Renea ne bashkepunim me drejtorine e policise se qarkut Shkoder, gjate paradites kane organizuar nje operacion per kapjen e 67-vjecarit, ne fshatin Vile, të Komunës Temal.

Gjate rrethimit per kapjen e tij ne bahcen e te kerkuarit rreth 500 metra larg, i shumekerkuari i eshte pergjigjur me zjarr thirrjeve te policise per t’u dorezuar. Nga shkembimi i zjarrit eshte rrezikur jeta e policeve te RENEAS, por nuk ka informacion per te plagosur ne radhet e policise. Gjate ketij shkembimi zjarri mes policise dhe shume te kerkuarit, Vuksani ka mbetur i vrare.

Lazer Vuksani më 1 qershor te vitit 1993, ne fshatin Mali Jushit vrau shtetasin Gjekë Vataj, duke plagosur ne kete ngjarje dhe nje person tjeter. Nje vit me vone më 4 prill, në fshatin Vilë, ka vrare me arme zjarri shtetasin Lulash Nika dhe ka tentuar te vrase 2 persona te tjere. Vuksani u arrestua nga policia me 7 korrik te vitit 1995, per t’u denuar nga gjykata e Shkodres nje vit me vone. Por gjate trazirave të ‘97-tes, ai arriti të arratisej nga burgu, për të vijuar jetën e tij për 13 vitet në vazhdim, si një ndër personat më të kërkar nga policia.

Bruna Gjoka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›