E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, 300 raste në Pediatri

Mbi 300 fëmijë paraqiten çdo ditë pranë Urgjencës së Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Mjekët sqarojnë se viroza e kësaj stine shoqërohet me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre. Numri i fëmijëve është i lartë, por specialistët thonë se situata është normale për këtë periudhë viti, ku qarkullojnë një sërë virozash. Ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave ndikon edhe në përhapjen e virozave. Specialistët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak saktësojnë se reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës. Vetëm në datën 14 do të ketë kthjellim të motit, i cili do të shoqërohet edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave. Meteorologët parashikojnë se ditët e festave të fundvitit do të jenë të ftohta. Temperaturat pritet të zbresin disa gradë celsius, duke i çuar në parametrat reale të stinës së dimrit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›