E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e privatizimit, përdorimi për legalizimet

Banorët e zonave informale do të mund të blejnë bonot e privatizimt për t`i përdorur ato në procesin e legalizimit. Agjencia e Legalizimit për Tiranën ka njoftuar se ky proces sapo ka nisur dhe ka bërë me dije përcaktimet ligjore për mundësitë e përdorimit të bonove të privatizimit. Përcaktimet për pagesat me bono privatizimi janë bërë bazuar vijën e verdhë që rrethon qytetin e Tiranës.

"Njoftojmë qytetarët që të gjithë listat emërore që do të botohen për të tërhequr llogaritë e pagesave do të jenë të llogaritura në të dy mënyrat, sipas kërkesave të qytetarëve, me bono privatizimi dhe cash, sipas rasteve. Brenda vijës së verdhë nga 1-300 m2 me 70 për qind të vlerës së pagesës. Dhe nga 300-500 m2 me 50 për qind të vlerës së pagesës. Jashtë vijës së verdhë nga 1-500 m2, me 70 për qind të vlerës së pagesës. Bëjmë të qartë se pagesa me bono privatizimi bëhet për objektet me funksion banimi dhe të kombinuara", thotë Mirela Keço, pergjegjese sektori, ALUIZNI, Tiranë.

Në rrethin e Tiranës janë mbi 80 mijë deklarime për ndërtime që kërkojnë të paisen me certifikata pronësie. Sipas kreut të zyrës rajonale procesi mbyllet plotësisht në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Një pjesë e mirë e të ardhurave nga legalizimet do të shkojnë për pagesat e ish pronarëve.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›