E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë, gati asgjesimi i fletëve të votimit. KQZ: Duhen për zgjedhjet lokale

Te hapen apo te mos hapen kutite e votimit. Nje debat qe ka dominuar politiken shqiptare qe prej shtatorit te vitit te kaluar. Por cfare ndodh me kutite, brenda te cilave ndodhet vullneti i qytetareve shqiptare qe te dielen e 28 qershorit 2009 ushtruan te drejten e votes? Televizioni Alsat me autorizimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve udhëtoi drejt vendit ku jane ato jane vendosur.

Dyert e kyçura mund te hapen vetem kur KQZ te marre vendimin per te nxjerre nga kutite dokumentacionin qe duhet arkivuar dhe qe jane nuk jane fletet e votimit.

Pavarësisht se opozita kërkon ende transparencen e zgjedhjeve permes hapjes se kutive, institucioni qendror i administrimit te zgjedhjeve nuk do te pres gjate per te asgjësuar fletet e votimit sic e parashikon edhe ligji.

Kreu i tij Arben Ristani thote se per zgjedhjet e ardhshme vendore do te perdoren te njëjtat kuti dhe se ato duhet te jene funksionale gati 9 muaj para mbajtjes se procesit.

“Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme, pregatitja për të cilat fillon 9 muaj përpara, që do të thotë se diku nga gushti i këtij viti do të dalë dekreti i presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve, ne do të na duhet të fillojmë përgatitjet dhe do të jetë besoj afati maksimal, i fundit për ta mbyllur këtë problem. Një pjesë e përgatitjeve është edhe pastrimi dhe lirimi i kutive” tha Ristani.

Ligji parashikon djegien e fletëvotimeve. Ky veprim mund te ishte kryer kohe me pare, por kreu i KQZ thote se procesi eshte shtyre per shkak te debatit politik, por edhe hapësirave qe krijon ligji.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e enjte , 01 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›