Bonot e privatizimit, rritet vlera
Vendimi i Keshillit te Ministrave per nxjerrjen ne shitje te te gjitha aksioneve ku pronar eshte shteti ka bere qe vlera e bonove te privatizimit ne tregun e lire te valutes te rritet. Dje ne sheshin para Bankes se Shqiperise tregtaret i kane shitur bonot me 5 per qind te vleres, nderkohe qe para se, vendimit te qeverise vlera e tyre nuk ishte me shume se, 2 per qind. Keshtu nje bono privatizimi me vlere 100 mije leke blihet per 5 mije leke. Pak dite me pare Kryeministri, Sali Berisha shpalli vullnetin e qeverise per te privatizuar te gjitha aksionet e shtetit ne ndermarrjet tashme te privatizuara. Mundesia per perdorimin e tyre mbetet ne aksionet e disa ndermarrjeve, qe jane ende te pronesi te shtetit, si KESH, 25 % e aksioneve te Albtelekom, 15 per qind te aksioneve te AMC dhe disa ndermarrje te tjera jostrategjike. Sipas ligjit, pjesemarrja e letrave me vlere ne privatizimin e ndermarrjeve dhe shoqerive te sektoreve me rendesi te vecante, percaktohen ne formulen e privatizimit, por ne cdo rast ajo nuk do te jete me e larte se, 20 per qind e kapitalit te kontabilizuar. Menyra e perfaqesimit te mbajtesve te aksioneve dhe te drejtat qe rrjedhin prej tyre, percaktohen nga Keshilli i Ministrave. Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike ende nuk ka marre forme te qarte. Qeveria premtoi ne fund te vitit 2005, se do te hartonte nje platforme te posacme per menyren e perdorimit te bonove te privatizimit, te sanksionuar me ligj te vecante. Perfshirja e publikut ne privatizime do te varet krejtesisht nga gjendja e ndermarrjeve dhe hidrocentraleve qe do te perfshihen ne kete proces. Ne rast se, ndermarrja qe do privatizohet ka nje gjendje te renduar ekonomike dhe kerkon shume financime, futja ne pune e bonove te privatizimit do te jete e pamundur, shpjegojne eksperte ne Ministrine e Ekonomise.
Blerina Hoxha
Blerina Hoxha