Bonot e privatizimit, si ti përdorni
10/07/2009 Në vitin 1994 janë shpërndarë rreth 17 500 letra me vlerë për ish-të përndjekurit
Simon Miraka: Letrat me vlerë mund të përdoren edhe për privatizimet strategjike
Nëse keni bono privatizimi të ish-të përndjekurve do të mund t’i përdorni vetëm pasi të miratohet në Kuvend, projektligji që kaloi dy ditë më parë në Këshillin e Ministrave. Ata persona që kanë në zotërim këto letra me vlerë mund t’i përdorin për procesin e legalizimit, tre muaj pasi të ketë hyrë në fuqi ky ligj. Gjatë këtyre tre muajve, ata duhet të paraqesin një kërkesë zyrtare në Agjencinë e Legalizimeve, ku të shpjegojnë se duan të shlyejnë 80 për qind të pjesës së detyrimit financiar me letra me vlerë. Edhe ata që e kanë shlyer tashmë të gjithë vlerën duhet të paraqesin të njëjtën kërkesë, brenda të njëjtit afat. Vendimi u jep mundësi qytetarëve që kanë në përdorim ose të blejnë në treg aq bono sa u duhen për të shlyer deri në 80 për qind të vlerës së objektit që u është caktuar si detyrim financiar. Sipas ligjit të legalizimeve, këto detyrime financiare caktohen për 300 deri në 500 metra katrorë në Tiranë dhe në rrethet e tjera. Pjesa tjetër, sipas draftit ligjor, do të paguhet 50 për qind me vlerën e tregut dhe 50 për qind me letrat me vlerë.
Ish-të përndjekurit
Përdorimi i letrave me vlerë të ish-të përndjekurve për legalizim është një hap pozitiv për integrimin e kësaj shtrese të shoqërisë. Kështu e vlerëson kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, vendimin e qeverisë për propozimin e një projektligjit të ri që do të ligjërojë këtë proces. Zoti Miraka shprehet për gazetën “Metropol” se ky është një proces që do t’i ndihmojë jo vetëm ata ish-të përndjekur që mund të kenë një banesë të paligjshme në hapat e legalizimit, por edhe persona të tjerë që mund të përfitojnë pagesën me letra me vlerë. “Shpresojmë dhe dëshirojmë që edhe ish-të përndjekurit të përfitojnë nga procesi i legalizimit. Ndoshta ata që i kanë këto letra dhe nuk u hyjnë në punë, mund t’i vënë në përdorim të personave të tjerë”, - tha Miraka. Sipas tij, në vitit 1994 janë shpërndarë rreth 17 500 letra me vlerë për ish-të përndjekurit, por jo të gjithë patën mundësi të përfitojnë nga vlera e tyre e atëhershme. Ato, sipas Mirakës, mund të përdoren edhe në privatizimet e veprave të tjera strategjike në të ardhmen.
Tregu i bonove
Javën e fundit interesat për bonot e privatizimit kanë njohur rritje. Sipas agjentëve në tregun e këmbimit valutor, ka qenë pikërisht njoftimi zyrtar i qeverisë për përdorimin e tyre në procesin e legalizimit që ka sjellë një ndryshim në vlerësimin e tyre me rreth 1 për qind. Nga 8 për qind në shitje dhe 11 për qind në blerje një javë më parë, bonot e privatizimit dhe ato të ish-të përndjekurve janë shitur gjatë ditës së djeshme me 9 për qind të vlerës në blerje dhe 12 për qind në shitje. Numri i personave që kanë zotëruar bono privatizimi dhe letra me vlerë arrin në mbi 700 mijë. Aktualisht nuk mund të flitet për një numër të saktë, për shkak se ndër vite poseduesit kanë shitur letrat me vlerë apo bonot e privatizimit. Sipas të dhënave jozyrtare, vlera e përafërt e bonove dhe letrave me vlerë, të cilat nuk janë përdorur arrin në rreth 77 miliardë lekë, ku përfshihen edhe luhatjet e vlerës së bonove dhe letrave me vlerë në kushtet aktuale.
Miratohet drafti
Projektligji saktëson se të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje transferohen në buxhetin e shtetit për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar. Ndërkohë në dispozitat kalimtare të draftit thuhet se personat që i kanë kryer pagesat për legalizimin e ndërtimeve përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj. “Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit personat duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-t brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, - thuhet në projektligj.
Legalizimet
Agjencia e Legalizimeve ka vijuar punën për shpërndarjen e lejeve të legalizimit dhe plotësimin e dosjeve për hipotekimin e këtyre objekteve. Më shumë se 600 milionë lekë janë shlyer deri tani nga qytetarët që kanë pasur ndërtime të paligjshme dhe kanë qenë pjesë e procesit të legalizimit. Për ato objekte që tashmë janë kualifikuar për të marrë lejen e legalizimit, qytetarët mund paguajnë menjëherë dhe në këtë rast aplikohet një zbritje prej 20 për qind të detyrimit, prej rreth 800 mijë lekë, duke marrë parasysh që detyrimet për një objekt arrijnë në rreth 4 milionë lekë të vjetra, me çmimet e tregut. Nga të ardhurat që do të mblidhen prej procesit të legalizimit 80 për qind do të shkojnë për të kompensuar ish-pronarët.
P R O J E K T L I GJ
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Pas nenit 17 shtohet neni 17/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 17/1
Mënyra e pagesës për legalizimin e ndërtimeve pa leje
1. Pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje bëhet:
a) Në lekë, në vlerë të plotë monetare të pasurisë, në proces legalizimi;
b) Me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21, të këtij ligji.
2. Bonot e privatizimit, për legalizimin e ndërtimeve pa leje mund të përdoren nga disponuesit, që janë në proces legalizimi.
3. Bonot e privatizimit të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera, gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit.
4. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.”.
Neni 2
Në fund të shkronjës “dh”, të nenit 19, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 3
Në fund të shkronjës “ç, të nenit 20, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 4
Në fund të shkronjës “ç”, të nenit 21, shtohen fjalët “... dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.
Neni 5
Në paragrafin e parë, të nenit 22, pas fjalëve “... zbatohen të njëjtat tarifa...” shtohen “... dhe mënyra pagese...”.
Neni 6
1. Pas shkronjës “ë”, të nenit 27, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) Kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës për legalizimin e ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21, të këtij ligji.”.
Neni 7
Pika 1, e nenit 32, ndryshohet, si më poshtë vijon:
1. Të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje transferohen në buxhetin e shtetit, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”.
Neni 8
Dispozita kalimtare
1. Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për legalizimin e ndërtimeve, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj.
2. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI