“Kronikë në gur” muzeu më i ri në Gjirokastër
10/07/2009 Historia e luginës së Drinos
GJIROKASTËR - “Kronikë në gur”, titullin e romanit të famshëm të Ismail Kadaresë, do ta mbajë edhe muzeu më i ri që do të ngrihet në qytetin e Gjirokastrës, pasuri botërore e UNESCO-s. Ndërsa vlerat etnografike dhe ato të luftërave janë të shpalosura në dy muzeumet ekzistues, një i tretë synon të sjellë për të gjithë vizitorët si vendas ashtu edhe të huaj historinë e gjithë luginës së Drinos. Projekti i fondacionit PACKARD ka gjetur mbështetjen e ambasadës amerikane, e cila do të japë një fond prej 48 mijë dollarësh për ngritjen e tij. “Fondi i ambasadorit amerikan për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të përdoret për restaurimin e një galerie në kalanë e qytetit të Gjirokastrës, në mënyrë që ta sjellë atë në formën bashkëkohore që mund të përdoret edhe për organizime të tjera”, pohon Patrik Sadiku, koordinatori i projektit. Sipas Sadikut, në këtë muzeum do të jetë e përshkruar gjithë historia, jo vetëm e qytetit të Gjirokastrës, por e gjithë luginës së Drinos, e cila është tejet e pasur dhe me vlera, duke filluar nga prehistoria, për të vijuar më tej me gurin si një element bazë i ndërtimit, fillesat e projektimit dhe ngritjes së kalasë, si objekti i parë i qytetit, e deri në ditët e sotme”.