Investimet rrisin punësimin
09/07/2009 Mundësi për zhvillimin e SME-ve
Realizimi i programit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po krijon një mjedis tërheqës për investime, zhvillime teknologjike dhe produkte të reja, duke rritur shanset e punësimit për qytetarët shqiptarë. Ky programi strategjik i zhvillimit sipas burimeve të Ministrisë së Ekonomisë i përket periudhës 2007-2009 dhe është mbështetur nga partnerët e huaj. Tre vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje ekonomike mesatarisht prej 6 për qind. Sipas burimeve të METE-s, në këtë drejtim sektori i SME-ve ka kontribut të rëndësishëm, pasi mbulon mbi 80 për qind të PBB-së dhe mbi 80 për qind të punësimeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë viteve 2006 - 2008 u vu re një rritje e shpejtë e ndërmarrjeve të reja të krijuara rishtazi. Për vitin 2008, pranë QKR janë regjistruar 17 773 biznese të reja, me një rritje prej 29 për qind krahasuar me vitin 2007. Në ndihmë të përmirësimit të klimës për zhvillimin e biznesit dhe investimeve, qeveria ka ndërmarrë një reformë të plotë rregullatore, që ka synuar reduktimin e barrierave administrative dhe kostos së biznesit. Një tjetër reformë e rëndësishme ishte ajo për thjeshtimin e licencave, ku nga 170 licenca dhe leje u eliminuan 104.