E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit ankandi i pare ne euro

Qytetarët mund të investojnë paratë e tyre këtë verë për një afat 12 mujor, duke marrë pjesë në ankandet shtetërore të  bonove të thesarit. E reja, kësaj here, është se kapitali tashmë mund të investohet edhe në euro. Ankandi I parë pritet të zhvillohet nesër, më 24 korrik. Sipas njoftimit të dikasterit të financave shuma e përgjithshme e shpallur është 15 milionë euro. Ankandi I nesërm, do të pasohet me një tjetër ankand në euro që do të zhvillohet në 21gusht. Ministria e Financave fton veçanërisht emigrantët që të bëhen pjesë e këtyre ankandeve, duke investuar në mënyrë të sigurtë kursimet e tyre. Sipas sqarimeve që janë bërë nga ana e zyrtarë të ministrisë, këto ankande janë pjesë e strategjisë së menaxhimit të borxhit publik, për diversikimin e monedhës, si dhe për diversikimin e atyre që mbajnë borxhin publik. Pra, në këtë mënyrë edhe qytetarët bëhen pjesë e mbajtjes së borxhit të përgjithshëm publik, duke investuar paratë e tyre, por në të njëjtën kohe edhe duke përfituar 
Cilido qe ka kursime mbi 300 mije leke, duhet te hape një llogari bankare pranë Bankës se Shqipërisë. Me pas individi bën transferimin e parave ne një nga bankat e nivelit te dyte, për llogari te bankës qendrore. Afati I këtyre bonove të thesarit është 12 mujor dhe në këtë rast pritet që interesat, që do të përfitojnë qytetarët te jenë afërsisht 7.3 për qind në lekë. Investimi në bono thesari është forma më e sigurt e investimit pasi garantohet nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ky investim është i thjeshtë, me kosto të ulët dhe shumë fitimprurës për individët.
Norma e interesit te bonove te thesarit është më e lartë se e depozitave dhe se ajo luhatet në varësi edhe te kërkesës se qeverise për hua.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›