E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma per Greqine ne shtator

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka ndryshuar pozicion  mbi Greqinë  dhe beson se kësti tjetër i ndihmës do t’i akordohet ndoshta në fillim të muajit shtator. Kështu është shprehur KE duke theksuar se kreditorët ndërkombëtarë më parë duhet të përfundojnë një vlerësim mbi reformat e Greqisë të cilat janë të vonuara kundrejt parashikimeve. 
Vendimi mbi pagesën e radhës do të merret vetëm atëherë kur të kompletohet rishikimi i këtyre reformave, ka deklaruar zëdhënësi i KE gjatë një konference për shtyp. Në muajt e fundit janë vërtetuar vonesa domethënëse në zbatimin e programit për shkak të rikthimit në zgjedhjet parlamentare në pranverë, ka thënë zëdhënësi. 
Gjithsesi KE ka shprehur besimin  se vendimi mbi programin e pagesës do të merret gjatë këtyre javëve, dhe ka mundësi të ndodhë në fillim të shtatorit.
Pa bërë asnjë koment mbi shkrimin e revistës gjermane “Der Spiegel”, mbi vendimin e FMN, për një dalje të mundshme të Athinës nga Euro, zëdhënësi i KE ka thënë se Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë. FMN nuk ka ndryshuar qëndrim mbi Greqinë ka siguruar Komisioni i BE. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›