E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema reformuese e pensioneve e qeverise peng i opozites

Qeveria e ka gati skemën e re të pensioneve, por për aq kohë sa opozita nuk do të japë konsensusin vendi ynë do të vazhdoje të funksionojë me një skemë të vjetëruar pensionesh. Megjithëse mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar atë në parlament ajo ka deklaruar se e vetme nuk do të vendosë për një iniciativë që i zgjat efektet e saj në një kohë kaq të gjatë sa ajo që parashikohet në reformën e sistemit të pensioneve, sugjeruar nga ekspertë të huaj për të ndryshuar që në vitin 2005 me kohështrirje deri në 2065. Qëndrim ky i cili u përsërit edhe nga zëvendësministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Filloreta Kodra gjatë raportimit në komisionin parlamentar përkatës. 
Pavarësisht rritjes së të ardhurave në 48.4 miliardë lekë përftuar nga 735 mijë kontribues numër i rritur ky pesëe vitet e fundit skema aktuale e pensioneve cilësohet e brishtëe dhe shfaq një deficit prej 1% të prodhimit të brendshëm bruto. 
Zbatimi i skemës së re hartuar kryesisht mbi filozofinë përfiton aq sa paguan sipas ekspertëve do të minimizojë subvencionet buxhetore, zvogëlojnë evazionin dhe do të rrisë masën e pensionit. 
Pavarësisht vështirësive që shfaqen gjatë zbatimit të kësaj skeme sipas Kodrës përfitimi mujor nga pensioni në vitin 2011 krahasuar me 2001 është rritur në nivelin e 59% nga 22 % që është masa e indeksimit. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›