Ulen cmimet e banesave ndertuesit nxisin qytetaret per blerje
Çmimet e banesave janë ulur ndjeshëm në zonat periferike të kryeqytetit. Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Ndërtuesve bëjnë me dije se këto çmime kanë pësuar një ulje deri në 20 për qind, duke kapur një vlerë prej 390 euro për metër katrorë në zonat si Kashari apo Kamza. Në këto kushte, ndërtuesit nxisin qytetarët që të blejnë apartamente, pasi pritet që çmimet të rriten, sapo në këto zona të ndërtohet infrastruktura e re rrugore.
Ndërkaq, ndërtuesit kërkojnë përshpejtimin e punës me planin urbanistik, duke u prirur të kryejnë ndërtime të reja në Tiranë.
Prej disa vitesh kërkesa për blerjen e apartamenteve ka rënë ndjeshëm, duke u ndikuar edhe nga kreditimi në ulje i bankave për këtë qëllim.