Vijon te rritet borxhi publik ne Eurozone

Vijon të rritet borxhi publik në Eurozonë. Sipas të dhënave më të fundit të zyrës europiane të statistikave në tremujorin e parë të këtij viti borxhi publik në vendet e monedhës euro ka arritur në 88,2% të PBB krahasuar me 87,3% të fundit të 2011-ës. Vendi me borxhin më të madh klasifikohet Greqia në 132,4%, në vend të dytë Italia me 123% të PBB, më tej Portugalia me 111,7% dhe Irlanda me 108,5%, ndërkohë që në vendet me borxhin publik më të ulët në Eurozonë renditen Estonia me 6,6% e ndjekur nga Bullgaria me 16,7% dhe Luksemburgu me 20,9%.
Në fund të tremujorit të parë të 2012 borxhi i jashtëm llogaritej në 78,3% e borxhit publik të Eurozonës, kreditë rezultonin në afro 18%, ndërsa valuta dhe depozitat paraqesnin 2,8%. Për shkak të përfshirjes së qeverive në asistencën financiare të disa shteteve anëtare për të mbajtur nën kontroll borxhin publik, Eurostat ka publikuar të dhënat tremujore mbi huatë ndërqeveritare. Kuota e tyre në raport me PBB në fund të muajit mars për Eurozonën rezultonte në 1,2% ndërsa për BE në 0,9%.
Përsa i përket Greqisë të dhënat e Eurostat tregojnë se në janar –mars është shënuar një ulje e borxhit publik me 33% krahasuar me tremujorin e fundit të 2011-ës dhe 20% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa për Spanjën borxhi publik ka shkuar në rritje në 72,1% të PBB për pjesën e parë të vitit. Sipas raportit të Eurostat pritet që raporti borxh publik/GDP të shtohet edhe më tej në muajt e ardhshëm, për shkak edhe të kredisë 100 miliardë euro të akorduar nga BE për shëndoshjen e sistemit bankar.
Ndërkohë që edhe borxhi publik italian ka shkuar në rritje me 3,8% krahasuar me vitin e kaluar duke qëndruar aktualisht në 123,3% të PBB.