E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurmueshmeria ne QKL Kryeministri vleresime per projektin

Shqipëria një histori suksesi dhe kjo bëhet çdo ditë e më e prekshme. Ky ishte konstatimi i ardhur sot nga Kryeministri, Sali Berisha gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Licencimit ku tashmë aplikohet sistemi i gjurmueshmërisë. 
“Ju përgëzoj për suksesin tuaj në shndërrimin e kësaj përpjekje të qeverisë në histori të madhe suksesi për biznesin, Shqipërinë dixhitale dhe në vendin në tërësi. Në këtë qendër funksionon sistemi i avancuar i licencimit dhe dhënies së lejeve që ekziston sot, i gjurmimit të dokumentave dhe procesit që nga momenti i paraqitjes së personit në këtë qendër deri në momentin e lëshimit aprovimit të lejes apo licencës”, vlerësoi Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni. 

Njëkohësisht, kreu i qeverisë shqiptare, jo vetëm që shprehu kënaqësinë e tij për ecurinë e një procesi të tillë, por nga ana tjetër evidentoi dhe avantazhet që sjell aplikimi i një sistemi të tillë. 
“Qeveria para hapjes së qendrës shndërroi në vetë deklarim 2/3-at e licencave dhe lejeve në vend. 1/3-ta u mendua të grupoheshin në një qendër të tillë e cila u ngrit me ndihmën e çmuar të USAID pas vendimit të qeverisë shqiptare. QKL, janë histori mikse në Europë. Jo të pakta janë ato vende të zhvilluara që nuk ia dolën t’i shndërrojnë në histori suksesi ato. Ne ia dolëm dhe Shqipëria shënoi një histori suksesi në këtë drejtim. Ky projekt ka disa avantazhe të mëdha. Nëse më parë ishte ndër proceset më të mundimshme dhe me të korruptuara është shndërruara në një nga proceset më afatshkurtra më transparente dhe të një shërbimi më model”, u shpreh Kryeministri. 

Qendra trajton 1/3-ën e licencave, por sipas Berishës, qëllimi i qeverisë është që në këtë qendër të mbahet minumi i mundshëm i licencave dhe lejeve. 
“Ju duhet t’i sugjeroni qeverisë se cilat janë licencat dhe lejet që duhet të kalojnë në vetëdeklarim, cilat janë masat e gjurmueshmërisë për të shkurtuar afatet e përgjigjeve ndaj jush për t’u dhënë atë që është me e çmueshmja për bizneset, kohën”, deklaroi ai.
Gjithashtu, duke qenë se Shqipëria dixhitale mbetet një nga projktet më të mëdha të kësaj qeverie, kreu i ekzekutivit bëri me dije se do të vijojë e njëjta përpjekje për vendosjen e sistemit të gjurmimit dhe në insititucione të tjera.
“Jemi të vendosur që në një kohë të shkurtër t’u ofrojmë qyetarëve të gjitha shërbimet e administratës në një posrtel unik. Në muajt që vijën do të japim interent falas 1200 pika interneti falas. Do t’i shndërrojmë ato në sportelet unike në të cilat qytetari mund të aplikojë për të gjitha kërkesat nga i gjithë vendi. Administrata dixhitale është administrata më e mirë, më transparente, për të cilën kanë nevojë biznesmenët dhe qytetarët”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›