Bonot e thesarit, interesat rriten në 9,41 % për afatin 1-vjeçar
Interesi i bonove të thesarit me maturim 1-vjeçar, arriti në ankandin e fundit në 9.41 për qind, duke pësuar një rritje mbi 1 për qind, në krahasim me pak javë më parë. Ekspertë e sektorit bankar e shpjegojnë këtë dukuri me faktin e tkurrjes së likuiditeteve në bankat e nivelit të dytë dhe nga ana tjetër, me kërkesën në rritje të qeverisë për para cash nëpërmjet emetimit të borxhit të brendshëm. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen për periudhat 3, 6 dhe 12-mujore, ndërsa obligacionet kanë periudha maturimi më të gjata 2, 3 dhe 5-vjeçare. Si për çdo borxh të kërkuar për të cilin paguhen interesa edhe qeveria paguan interesa për këtë borxh. Këto janë më të larta se çdo lloj investimi tjetër në depozita. Rritja e vazhdueshme, kohet e fundit e interesave te bonove te thesarit dhe obligacioneve, paraqitet si një mundësi e re për të investuar kursimet edhe për individët.
17 Gusht 2009