Vrasja e "Dodes", kapen dhe dy te dyshuar
F.Salliu
Elbasan- Dy te dyshuarit si autore te vrasjes se Roland Rexhepit, te njohur si "Doda", do te qendrojne ne qeli, deri ne perfundim te hetimeve. Gjykata e Elbasanit ka vendosur dje, masen e sigurise "arrest me burg" per Armand Llakajn, 33-vjec dhe Arben Jacen, 28-vjec, te cilet u arrestuan pak dite me pare si te dyshuarit kryesore per ekzekutimin e ish- policit te Drejtorise se Qarkut te Elbasanit. Gjate seances gjyqesore per caktimin e mases se sigurise, prokurori i ceshtjes, drejtuesi i Prokurorise se Elbasanit Elvin Gokaj, ka ngritur ndaj tyre akuzen e "vrasjes ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje". Nderkohe qe ne pranga te policise kane rene te dyshuarit si bashkepunetor ne kete krim. Ata jane Marius Tafa, 21-vjec dhe Shkelzen Shkrepin 30-vjec me banim ne lagjen Haxhia.
Masa
I pari qe ka hyre ne sallen e gjyqit ka qene i pandehuri Arben Jace. Prokurori i ceshtjes Elvin Gokaj, deklaroi para trupit gjykues se me 22 korrik i pandehuri ka qene bashkautor ne vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi. Ai ka ngritur ndaj tij, akuzen e "vrasjes ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje". Gokaj tha se ekzistojne prova te mjaftueshme ne vendngjarje, qe implikojne kete shtetas ne atentat. Si prova materiale jane administruar; motori, arma e krimit, maska, fugoni. Akuza theksoi se prova kryesore, mbeten gjurmet e gishterinjve te dores se majte, te gjetura ne motorin tip "Lifan". Sipas tij, mjafton ky detaj qe ai te akuzohet si i implikuar ne vrasje. Pas deklarimit te akuzes, ka reaguar menjehere avokati mbrojtes, Gezim Veleshnja. Sipas tij, ndalimi i klientit eshte i paligjshem. Avokati ka deshmuar se diten e krimit, Arben Jace, ka qene ne Tirane nen shoqerine e shokeve dhe miqve te tij. Mbrojtesi sqaroi se Jace, ushtron aktivitet privat shitje dhe rregullim motoresh, qe vertetohet nga dokumentacioni qe ai disponon dhe se gjurmet ne motor, jane thjesht nje rastesi e shitesit apo e rregulluesit te motorit. Ndaj ai ka kerkuar lirimin e menjehershem te klientit nga salla e gjyqit. Nderkohe prokurori Elvin Gokaj, ka shtuar se ekzistojne edhe prova te tjera qe e implikojne kete shtetas ne vrasje, te cilat priten te dalin nga ekzaminimet shkencore qe do te kryhen me vone. Nje prej tyre, sipas Gokajt, jane fijet e flokeve te gjetura ne masken e mbajtur nga autoret.
Me pas ne sallen e gjyqit, eshte shoqeruar i pandehuri Armand Llakaj. 33-vjecari ka kerkuar te mbrohet nga avokati Leonard Lame. Por ai nuk eshte paraqitur. Gjykata ka ofruar avokaten Roza Mino, por edhe ajo ka refuzuar. Ne fund Llakaj, eshte mbrojtur nga avokati Ilir Murra. Edhe ndaj ketij te pandehuri, prokurori i ceshtjes Elvin Gokaj ka ngritur akuzen e "vrasjes ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje". Prokurori u shpreh se prova kryesore qe e implikon kete shtetas ne vrasje, jane gjurmet daktiloskopike te gishtave te fiksuara ne motor. Motori, me te cilin maskat jane larguar pas krimit, eshte gjendur i braktisur ne afersi te magazinave te qendres spitalore me parafango te thyer, si pasoje e perplasjes me nje nga shtyllat e rruges gjate largimit. Ne fugon jane gjetur edhe tre age, bishta cigaresh, te cilat do t'i nenshtrohen provave shkencore biologjike dhe biokimike. Elvin Gokaj, shtoi se gjate seancave te marrjes ne pyetje ky i pandehur ka dhene deklarata kontradiktore. Pas fjales se prokurorit, ka reaguar i pandehuri Llakaj, i cili i ka kerkuar trupit gjykues ndryshimin e prokurorit te ceshtjes. Por trupi gjykues e ka hedhur poshte kete kerkese. Me pas e ka marre fjalen avokati mbrojtes, i cili ka deklaruar se provat e paraqitura nga prokurori nuk qendrojne. Sipas tij ai eshte pyetur pa pranine e avokatit mbrojtes, ndaj kerkohet lirim nga salla per te qene ne dispozicion te drejtesise.
Pas pretendimeve te dhena nga te dyja palet, gjykata ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg", per dy te pandehurit.
Arrestimi
Policia e Elbasanit ka ndaluar dje, shtetasit Marius Tafa dhe Shkelzen Shkrepin te akuzuar si bashkepunetor ne kete ngjarje. Te gjitha keto detaje, e kane cuar grupin hetimor ne perfundimin se ne kete rast, eshte kryer nje vrasje e mire organizuar, motivet e se ciles pritet te zbardhen ditet ne vazhdim. Roland Rexhepi, u ekzekutuar rreth ores 08:00, kater dite me pare ne lagjen "Vullnetari" ne pjesen e siperme te qytetit Elbasan. Sipas deshmive te mbledhura ne vendin e ngjarjes, ka rezultuar se dy persona te maskuar, hipur mbi motor, i kishin zene prite Roland Rexhepit dhe kur ai doli nga banesa e tij per te shkuar ne pune, hapen zjarr me arme duke i marre jeten ne vend. Ne momentin e vrasjes, viktima ishte duke nxjerre makinen nga garazhi i tij, perballe shtepise se prinderve, e ndodhur ne katin e trete te pallatit perballe vendit te ngjarjes.
Zbardhen provat ndaj te pandehurve
Disa dite pas ngjarjes, mesohen detaje te tjera te ketij krimi. Fugoni "Renault" pa targa, rezulton se eshte blere ne Lushnje. Motori tip "Lifan", pretendohet se ka ardhur nga Tirana. Ndersa brenda ne fugon jane gjendur tre shiringa dhe mjaft bishta cigaresh. Gjetja e shiringave, verteton se vrasesit mund te jene perdorues te droges. Gjurmet e gjetura ne motor dhe ne armen e krimit, jane te ndryshme nga ato te gjetura ne fugon. Kjo i ka bere hetuesit, qe ta zgjerojne rrethin e hetimeve.
Keshilli Bashkiak, mban nje minute heshtje
Nje minute heshtje, eshte mbajtur per vrasjen e Roland Rexhepit nga Keshilli Bashkiak i Elbasanit. Keshilltari Gezim Hoxha, ka propozuar dje nje minute heshtje ne nderim te ish-punonjesit te policise, propozim qe eshte respektuar nga te gjithe keshilltaret. Ne vazhdim ai ka kerkuar qe te ngrihet nje rajon policie ne lagjen "Vullnetari" ne Elbasan, qe sipas tij eshte lagjja me problematike, me numrin me te madh te krimeve ne kete qytet, per shkak te popullsise heterogjene qe mbart. Kerkesa pritet te merret ne konsiderate nga policia. F.S.
Pistat
Pistat kryesore qe po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit ne lidhje me vrasjen jane, ajo e nje hakmarrje te mundshme, per shkak te detyres si polic deri para tri viteve, e se fundi si roje sigurie ne tribunen "VIP", te stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" ne Elbasan.